Kreu i PDI-së: Jemi pjesë e koalicionit të djathtë
"Deklaroj publikisht se kemi një marrëveshje me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, dhe nga kjo marrëveshje nuk ka lëvizur asnjë pikë e asnjë presje", tha Muhedini, duke kërkuar nga media që të përcjellë realitetin me paanësi dhe profesionalizëm.
Muhedini theksoi se PDI në këto momente, po diskuton fitoren e një mandati të dytë deputeti në qarkun e Fierit dhe në këtë kuadër ai ka kërkuar ndihmën e komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve të votave për një proces transparent në këtë drejtim.
PDI, e njohur si forca që mbron të drejtat e komunitetit çam, deri tani ka siguruar një deputet në Kuvendin e Shqipërisë.