PS, Bushati: Po na grabiten votat; s’tërhiqemi!
Në një konferencë për shtyp, Ditmir Bushati deklaroi se këto zgjedhje nuk kanë plotësuar asnjë standard, duke rënë në kontraditë me atë që kishin deklaruar më parë. Ai shtoi se janë korruptuar komisionerët në shumë zona të vendit, ndërsa është votuar me numra pasaportash dhe karta identiteti të falsifikuara.
“Ne po mbledhin faktet për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve. Nuk do të lejojmë pa hapur kutitë dhe dokumentacionin ku kanë votuar me mijëra numra pasaportash. Qytetarët e këtij vendi nuk mund të mbahen peng më nga kjo politikë”-theksoi Bushati. Ai shtoi se Partia Socialiste nuk do të tërhiqet pa marrë mbrapsht çdo votë të grabitur, duke i bërë thirrje Partisë Demokratike që të heqë dorë nga qendrat e numërimit të votave në Bushat dhe në Laç.