E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama akuzon Berishën: Po zhbën standardet e zgjedhjeve

“Jemi shumë të shqetësuar për trysninë dhe kërcënimin që ministrat e Berishës po bëjnë në qendrat e numërimit ky kryeson PS-ja”, u shpreh Rama.

Më tej ai deklaroi se po bllokohen qendrat në Lushnje, Fier, Elbasan, Shkodër dhe u bëri thirrje njerëzve të pa autorizuar të mos bëjnë presione në qendrat e numërimit.

“Është sfidë për kryeministrin që të përfaqësojë Shqipërinë me dinjitet e seriozitet që ky proces të quhet i vlefshëm, jo ta kërcënojë procesin duke u shfaqur duke buzëqeshur e ndërkohë duke zhbërë standardet orë pas ore duke yshtur kërcënime”, përfundoi fjalën e tij lideri opozitar.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›