Bregu i përgjigjet PS-së: Nuk po e bllokojmë procesin
“Ka pasur një moment pushimi nga ana e disa komisionerëve dhe procesi ka filluar tani. Nga selia e PS-së, do ju lutesha të mos krijojnë furtunë të kotë. Ne e kemi theksuar se të gjitha problematikat në QV-të dhe KZAZ-të duhet të zgjidhen duke njoftuar KQZ-në”, deklaroi Majlinda Bregu, zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike.
“Nëse do të vijonim me deklarata politike, unë mund t’ju them tani që në Bushat procesi i numërimit të votave është bllokuar nga Tom Doshi, ka ndodhur kështu sepse rezultati po thellohet për PD. Nëse do të vazhdonim me këtë llogjikë të deklaratave politike nga selitë respektive, nuk do t’i drejtoheshim KQZ-së, lidhur me situatat e djeshme, bllokimet në qarkun e Shkodrës, në Bushat, bllokimet nga komisionerët socialistë në Shijak dhe në Shëna Vlash. Edhe njëherë do t’ju kërkoja të gjithë komisionerëve, të gjithë numëruesve, jo vetëm të PD, por të gjithë atyre të cilët në këtë moment janë në përmbushje të detyrës së tyre ligjore, të vazhdojnë të kryejnë këtë detyrë pa u penguar, pa u frikësuar dhe me qetësi, sepse ky process zgjedhor është një proces që garanton një punë të qetë, të sigurt, dhe plotësimin e të gjitha standardeve”-tha zëdhënësja Bregu.
Ajo shtoi se ishte e bindur në fitoren e PD-së në rang kombëtar. “Jemi te sigurt ne fitoren e PD-se në rang kombetar dhe po presim vendimin zyrtar te KQZ-se. Nuk ka dyshim se e kujt është fitorja, nuk ka dyshim që Shqiperia ka përqafuar standardet evropiane por nuk di sa këto standarde kanë mbërritur në selinë e PS-së”-përfundoi deklaratën e saj.