Berisha Kompanite norvegjeze investime te rendesishme energjetike ne Shqiperi
“Norvegjia kryeson në botë për të ardhura për frymë, jetëgjatësi, mjedis, energjetikë, eksportues i dytë në botë i gazit dhe furnizon kontinentin e Mbretërinë e Bashkuar me sasi gazi të njëjta me ato të Gazprom-it. Është model i zhvillimit të qëndrueshëm jeshil.” Kështu e ka përshkruar zhvillimin ekonomik të Norvegjisë, Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së qeverisë.
Ai tha se shkoi në Norvegji me ftesë të kryeministrit dhe me një axhendë shumë të përcaktuar. Sipas tij çështje kryesore që u diskutuan me mirëkuptim të plotë ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e energjisë. “Norvegjia është njëshi në botë për investim e ndërtim hidrocentralesh në vendet e tjera.
Kompanitë kryesore norvegjeze janë prej kohësh në Shqipëri. Kanë fituar tender për koncesione, kanë projektin e kaskadës së Devollit, që do prodhojë 20 për qind të energjisë në Shqipëri. Është një investim 1 miliard euro përafërsisht. “, deklaroi kryeministri.
Ai theksoi se Norvegjia disponon fondin sovran të dytë në botë për investime. “Gjatë drekës së punës, kryeministri norvegjez e dinte shumë mirë simpatinë tonë për një zhvillim të qëndrueshëm, përpjekjen tonë për tu kthyer në një superfuqi të vogël energjetike për energjinë e rinovueshme”, tha Berisha.
Duke ju rikthyer projektit më të madh privat në këto 20 vite, atij të kaskadës së Devollit, Berisha tha se ai aktualisht është më i madhi në Europë në fushën e energjisë ujore, së afërmi do të fillojë dhe ky është një vendim përfundimtar dhe i pandryshueshëm.
“Ka përfunduar gjithçka dhe kompanitë austriake e norvegjeze, EVN dhe Statkraft, pasi kanë zgjidhur të gjitha problemet, gjatë muajit të parë të vitit që vjen hapin tenderat. Qeveria do nisë ndërtimin e rrugës në përputhje me kontratën me këtë kompani dhe qytetarët e Gramshit do kenë të gatshme rrugën e re që i sjell drejt kryeqytetit përpara se të ndodhë përmbytja. Do jenë 18 kilometra, rruga më panoramike e rajonit. Do ndërtojmë vepra arti që i përshtaten shumë terrenit.”, tha Berisha.
“Së dyti, prapë energjia. Është tashmë e njohur se një gazsjellës, që fillon në Kaspik, në fushën e gazit Shardoniz dhe kalon në Turqi, Greqi, Shqipëri e shkon drejt Italisë, është projekti më fizibël i të gjithë projekteve të gazsjellësve për të ccuar gazin e Kaspikut drejt Europës Perëndimore. Kushton 2 miliard euro më lirë se të gjithë projektet që shkojnë drejt Italisë. Është projekti që mund të ndërtohet në kohë rekord, më shpejt se ccdo projekt tjetër për shkak të distancës së shkurtër.”, tha kreu i qeverisë.
Ai tha se ky projekt kishte fillimisht në bërthamë konsorciumin EGL dhe Statoil, ndërmarrjen kryesore të gazit në Norvegji, është bashkuar tani është një gjigant tjetër E-on. Është sipërmarrja e madhe energjetike e Gjermanisë. Projekti ka avancuar falë një vullneti të hekurt që ka treguar EGL dhe Statoil dhe vendeve si Shqipëria. Kemi zhvilluar një sërë takimesh me aktivitetet e Azerbajxhanit dhe Turqisë. Projekti ka mbështetje politike dhe e ka të qartë perspektivën. Diskutova me kryeministrin norvegjez që projekti gjigant të bëhet realitet.
Berisha tha se problemi i tretë që diskutova në filozofinë e zhvillimit jeshil është përpjekja e kësaj mazhoranca për pyllëzimin e vendit me dru frutorë. Shqipëria është një vend ideal për dru frutorë. Ai tha se problemi i tretë, për zhvillimin jeshil ishte përpjekja për pyllëzimin e vendit. Qindra mijëra hektarë pyjesh drufrutorë.