E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ekonomise voton dekretin e Topit per Fullanin Guvernator

Shumica në komisionin parlamentar të Ekonomisë ka kaluar vetëm me votat e saj dekretin e Presidentit Topi, për të emëruar Ardian Fullanin për një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë.

Deputetët e majtë në Komisionin e Ekonomisë nuk e votuan kandidaturën e Fullanit duke kërkuar që ai të ishte i pranishëm në komision.
Miratimi i dekretit të Presidentit kërkon një shumicë të thjeshtë prej 71 votash në Kuvend, dhe kështu vetëm me votat e mazhorancës Ardian Fullani do të rizgjidhet sërish si Guvernator i BSH-së.

Ardian Fullani, është njëri nga tre emrat e propozuar nga kryeministri si anëtar për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, një kandidaturë e miratuar mandej në Parlament.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›