E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Koncensionet elektronike tani histori suksesi

Pas suksesit me prokurimet publike online, qeveria shqiptare nis tashmë edhe aplikimin online për kontratat me koncensionet. Ky proces do të jetë 100% elektronik, dhe sikundër tha kryeministri Berisha është hapi i dytë i madh në këtë fushë që në qeverisjen e socialistëve ishte plotësisht e dështuar.
“Ne bëheni vendi i parë me koncesionet elektronike. Ky vendim dhe instalim i kësaj praktike bën të mundur futjen e rrezes së diellit në çdo qelizë të koncensionit dhe suksesin më madhor në historikun e këtij procesi”- deklaroi kryeministri.
320 kontrata kontrata koncencionare për hidrocentralet, përkthyer, siç evidentoi kryeministri, në 3 miliardë euro investime dhe 100 mijë vende pune të hapura, nuk kanë asnjë lidhje me atë që kreu i opozitës e quan proces të dështuar, tek paralajmëron madje dhe anulimin e tyre. Sipas kreut të qeverisë janë presione të mafias mbi fituesit të gjitha përpjekjet për përbaltjen e procesit të suksesshëm të koncesioneve.
“Përpjekjet e tipit më mafioz për të bërë presion mbi fituesit e këtyre koncesioneve duke përbaltur një proces të ndershëm ishin kryekëput shprehje e interesave të pandershme të grupeve dhe rretheve të caktuara, të akuzave që u faktuan të pabaza dhe të pavërteta dhe pasi doli se ato ishin tërësisht trillime, nga sirtarët u nxorr qëndrimi i ri i cili ishte anulimi i tyre”- shtoi kreu i qeverisë
Renditja e Shqipërisë, nga një studim i Universitetit të Kembrixhit në Britani, e treta për qeverisjen e hapur, është një hap mjaft domethënës - theksoi kryeministri,- i arritur në një kohë të shkurtër. Ai theksoi se edhe më mirë duhet të paraqitet Shqipëria në diskutimet mbi nismën e Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe Brazilit për qeverisje të hapur në sesionin e OKB-së në shtator
“Shqipëria ka regjistruar vendin e tretë në botë sipas universitetit të Kembrixhit që vlerëson hapjen drejt të dhënave me të dhënat e koorporatve ne lamë mbrapa edhe Britaninë”-tha ai.
Kryeministri nuk la pa prekur në mbyllje të fjalës së tij nismën e socialistëve për të bërë listat e zgjedhësve në njësitë e vendore, duke e konsideruar krijimin e këtij fondi partiak të të dhënave personale të qytetarëve si sipërmarrje të rrezikshme që nuk do të ketë sukses.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›