E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Kongresi i PPE-ve i rendesishem per ate qe po kalon euro

Në mbyllje të punimeve të Kongresit të 20 dhe Samitit të Partive Popullore Evropiane, i cili u zhvillua në Marsejë, Kryeministri Berisha në një intervistë për TVSH bëri një ekspoze të diskutimeve të zhvilluara dhe konkluzioneve të arritura gjatë këtyre punimeve.

Kryeministri vlerësoi se ky Kongres ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme për vetë momentet e jashtëzakonshme që po kalon euro dhe sistemi monetar evropian.

Kryeministri bëri të ditur se gjatë Samitit të PPE-ve ku merrnin pjesë personalitete të njohura të politikës evropiane, kryetarë shtetesh e qeverish si dhe liderë të opozitës së vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, pati rastin të bisedonte me Kancelaren gjermane Merkel, me Presidentin francez Sarkozy, Kryeministrin francez Fillon, Kryeministrin e Polonisë dhe një sërë personalitetesh të tjera, të cilët kryeministri i njohu me zhvillimet kryesore në Shqipëri dhe ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria në të gjitha fushat. Gjatë këtyre takimeve, kryeministri theksoi se përparësi madhore e qeverisë shqiptare mbetet realizimi i projektit të integrimit të vendit në BE.

Kryeministri Berisha po vijon sot, vizitën e tij në Paris, ku do të takohet me kryeministrin francez, Francois Fillon. Gjithashtu kryeministri do të takojë ministrin francez për Energjetikën, z. Eric Besson, si dhe do të vizitojë ekspozitën “Faqet e arta të fotografisë shqiptare”, e çelur në Paris, në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›