Kombësia, PBDNJ: Çështja në Gjykatën e Strasburgut
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) me anë të një deklarate për mediat shprehet kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 1 dhjetor në lidhje me kombësinë. PGDNJ deklaroi se këtë çështje do ta dërgoj në Gjykatën e Stransburgut.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese më 1 dhjetor u shfuqizua termi kombësi në certifikatat e shtetasve shqiptarë. Në vendim, trupa gjykuese arsyeton pse nocioni kombësi është i papajtueshëm me kushtetutën kur vete ligji themeltar i shtetit nuk jep një përkufizim të qartë për kuptimin e tij.