Fajon Shqiperia afer anetaresimit ne BE
Europarlamentarja Tanja Fajon, duke folur të premten në takimin e katërt të Komitetit të Stabilizim-Asocimit, Shqipëri-BE, theksoi se "Shqipëria është shumë afër Bashkimit Europian dhe anëtarësimit sa më shpejt që të jetë e mundur".
"Përsa i përket liberalizimit të vizave Shqipëria e meriton regjimin e heqjes së vizave dhe shpresoj se ajo do të vazhdojë me përmbushjen e kritereve dhe do të ishte katastrofike nëse vendet e BE do të vendosnin regjimin e vizave", u shpreh Fajon.
Europarlamentarja Fajon tha se "Shqipëria po bën përpjekje të rëndësishme dhe po ecën mirë deri tani në këtë rrugë. Por, ekzistojnë disa probleme përsa i përket disa kalimeve jo të ligjshme, persona të cilët nuk respektojne rregullat e regjimit të vizave".
"Vendet anëtare të BE mund të bien dakord për të pezulluar edhe regjimin e vizave. Situata është kritike dhe kërkon një angazhim shumë serioz, në mënyrë që asnjë prej këtyre vendeve të BE t'i rikthehet regjimit të vizave me Shqipërinë, pasi është në të mirë të qytetarëve që të kenë një të ardhme sa më të mirë", theksoi Fajon.
"Kërkesat nga Brukseli janë të larta, por kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar kërkohet edhe më shumë.Përsa i përket artikujve 23 dhe 24 kërkohet më shumë, pasi i përkasin pikërisht luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Edhe për Kroacinë këto kanë qenë artikujt edhe më të vështirë", tha Fajon, duke shtuar se këta artikuj do të hapen të parët dhe do të monitorohen dhe më shumë.
Europarlamentarja Fajon tha se "Është e rëndësishme të garantohet pluralizmi në media dhe gazetarët të jenë të besueshëm e të organizuar, gazetarët duhet të repsektojnë kodin e etikës dhe t'u përcjellin qyetarëve një informacion të balancuar e transparent", tha Fajon.
Përsa i përket Kosovës, vijoi Fajon, ajo nuk ka patur asnjë shans për të filluar dialogun, por tashmë autoritetet kanë përmbushur disa kritere dhe në këtë mënyrë edhe BE do të fillojë dialogun përsa i përket procesit të liberalizimit të vizave me Kosovën.