Beja Shqiperia do ti plotesoje me shpejtesi 12 prioritetet
"Sot kemi një funksionim normal të parlamentit dhe me çtensionimin e klimës politike në vend Shqipëria do t'i plotësojë me shpejtësi 12 prioritetet e progres raportit të KE-së", deklaroi të premten kryetari i delegacionit parlamentar shqiptar, Fatos Beja, në takimin e Komitetit të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE.
Duke marrë fjalën në këtë takim deputeti Beja tha se fryma e bashkëpunimit jo vetëm ka ulur tensionet në shoqërinë shqiptare, por na ka lejuar të punojmë bashkarisht në realizimin e prioriteteve të para të progres raportit të KE-së.
Ai informoi europarlamentarët për konsensusin e arritur së fundi në Kuvend, ku vuri në dukje bashkëpunimin PD-PS në krijimin e një komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore, në përmbushje të rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR.
Beja theksoi se me propozimet e grupeve parlamentare të maxhorancës dhe opozitës është krijuar grupi i punës për rishikimin e rregullores së Kuvendit, si dhe hartimi i një kalendari të posaçëm për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, miratimi i të cilave duhet të përfundojë brenda muajit mars 2012. Në këtë kuadër, tha Beja, deri tani në parlament kemi miratuar bashkarisht kodin detar, rrugor, hekurudhor dhe ajror.
Duke folur për plotësimin e kriterit ekonomik, ai theksoi se Shqipëria vijon ta përballojë krizën e përgjithshme duke ruajtur stabilitetin makroekonomik. Kjo, sipas Bejës, vërehet dhe në treguesit e buxhetit të ri, të miratuar së fundi në parlament, i cili parashikon një rritje 4.3%; inflacion rreth 3%, rritje pagash dhe pensionesh, etj.
Duke u ndalur tek respektimi i rregullave të lëzizjes së lirë nga autoritetet shqiptare, Beja theksoi se nuk ka një proces migrator nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. "Lëvizja e lirë ka funksionuar mirë dhe do të jetë e tillë dhe vitin e ardhshëm. Shqipëria po luan një rol paqtues në rajon dhe po forcon marrëdhëniet miqësore me vendet e rajonit", theksoi kryetari i delegacionit parlamentar shqiptar.