E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, zjarr në treg, digjet magazina

Një magazinë me rroba të përdorura është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës ndërkohë që burime nga policia bëjnë të ditur se ambienti ishte në përdorim të 3 tregtarëve.

Sipas llogaritjeve paraprake bëhet fjalë për rreth 11 milion lekë të vjetra dëme. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Policia ka nisur hetimet ndërkohë që ende nuk është zbuluar nëse bëhet fjalë për zjarrëvenie të qëllimshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›