E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Konsolidim i partneritetit me vendoret

Kryeministri Berisha ka pritur në një takim një përfaqësi të gjerë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Presidenti i këtij Kongresi, zoti Keith Ëhitmore. Ky delegacion ndodhet në Shqipëri në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Shoqatave e Komunave të Shqipërisë.
Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës vlerësoi hapat e deritanishëm të zhvillimit të qeverisjes vendore dhe të decentralizimit në Shqipëri, si dhe u shpreh i kënaqur që Shoqata e Komunave të Shqipërisë është tashmë anëtare e Këshillit të Komunave dhe Rajoneve të Evropës. Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare është shumë e interesuar për të bashkëpunuar ngushtësisht për forcimin e partneritetit dhe konsolidimin e demokracisë lokale.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha theksoi se partneriteti me të zgjedhurit vendorë është institucionalizuar në Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve, i cili tashmë ka katërfishuar fondet për pushtetin lokal, duke qenë transparent, gjithëpërfshirës, pa dallime partiake dhe me një shtrirje të plotë gjeografike.
Qeveria, shqiptare - vijoi Kryeministri, - i ka transferuar pushtetit lokal shumë funksione, prona, shërbime publike, si dhe mundësi në rritjen e të ardhurave nëpërmjet akordimit të taksave vendore”. Kryeministri shprehu besimin se në të ardhmen pushteti vendor do të dijë që të përdorë me sukses këto masa decentralizuese, duke rritur performancën në mbledhjen e këtyre taksave, tashmë në kompetencë të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›