E Diel, 1 Nëntor 2026

Schulz zgjidhet president i PE-se per nje mandat 18 mujor

Kanë qenë zgjedhjet e Parlamentit Europian të 94 që e kanë sjellë socialdemokratin Martin Schulz në gjirin e institucionit europian që përfaqëson vullnetin e qytetarëve të saj. Që prej kësaj periudhe ai ka zhvilluar një veprimtari aktive në Parlamentin Europian. Ai ka spikatur midis socialdemokratëve gjermanë, duke u bërë fillimisht kryetari i delegacionit nga 2000-2004. Kontributi i tij domethënës në partinë socialiste bën që nga 2002 deri në 2004 ai të jetë njëkohësisht edhe zv/kryetari i grupit socialist europian. Në 2004 ai zgjidhet kryetari i grupit socialist europian , funsion që do të kryejë për 7 vjet . Martin Schulz është një europian i përkushtuar, përkrahës i metodës komunitare, të një Europe sociale dhe gjithërfshirëse, më të drejtë dhe më të fortë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të saj dhe më aktive në skenën ndëkombëtare. Karakteristika kryesore e tij është e folura shkoqur, gjë që ka shkaktuar jo pak herë icnidente. Në 2010 , Schulz së bashku me grupin socialist kanë rrezikuar deri në minutat e fundit rizdhjedhjen e José Manuel Barroso në manatin e dytë si president i Komisionit Europian, pasi ai konsiderohej si tepër i përulur ndaj qeverive europiane. Schulz ka ngritur me forcë zërin e tij kundër dëbimit të romëve nga Franca dhe ka dënuar hapur ligjin e medias të aprovuar në Hungari. Ai ka mbrojtur qëndrimet e grupit socialist edhe me presidentin e Këshillit Euroian, Van Rompuy, apo vetë kancelaren gjermane Angela Merkel. Qëndrimet e ashpra të Schulz kanë shkaktuar disa incidente, ngaku më popullori mbetet ai me Silvion Berluskoni, që sapo kishte marrë presidencën e Bashkimit Europian në 2003. Shulz kritikon me tone të ashpra menaxhimin e politikës italiane nga Berluskoni dhe Berluskoni bën një batutë të hidhur. Ky incident u pasua më tej me disa tensione diplomatike midis Italisë dhe Gjermanisë:
“Di që në Itali ka një producent që po xhiron një film mbi kampet e përqëndrimit naziste. Do ju propozoj rolin e kapos
Martin Schulz është zgjedhur sot në postin e presidentit të Parlamentit Europian për një mandat prej 2 vjetësh e gjysëm. Gjatë kësaj presidence ky institucion pritet të luajë një rol edhe më aktiv.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›