Kosova në Samitin e Ohrit, KKSHA: Sjellja e Serbisë, kundër marrëveshjes
SHBA- Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka reaguar për faktin që Presidentja e Kosovës nuk është ftuar në Samitin e Ohrit, duke dënuar ato që ajo i quan prapaskenat e Serbisë dhe Bosnjes
Kjo organizatë lobiste konkludon se sjellja e Serbisë është në shkelje të drejtpërdrejtë e marrëveshjes së fundit me Kosovën, për të mos bllokuar procesin drejt integrimit në BE. KKSHA e përgëzon Qeverinë e Shqipërisë për refuzimin për të marrë pjesë në Samitin pasi Kosova nuk kishte marrë një ftesë, raporton INA.
KKSHA-ja gjithashtu dënuan edhe qëndrimin e Qeverisë së Maqedonisë, për pranim në heshtje të presionit nga dy vendet e sipërcituara duke mos bërë ftesën si vendi mikpritës, të Presidentes së Kosovës zonjës Atifete Jahjaga, me çka presidenti Ivanov humbi një mundësi për të demonstruar lidership, frymën e bashkëpunimit rajonal dhe një angazhim ndaj vlerave evropiane, theksohet në reagimin e KKSHA-së nga Uashingtoni.
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) dënon fuqishëm qeveritë e Serbisë dhe Bosnjës për prapaskenat kundër Kosovës, çka rezultojë me mos ftesën për të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Maqedoni, te Kosovës, respektivisht Presidentes së Kosovës zonjës Atifete Jahjaga.
Sa i përket organizatorit të këtij takimi të nivelit të lartë, presidentit Gjorgje Ivanov, KKSHA vlerëson se ai ka humbur një mundësi për të demonstruar lidership, frymën e bashkëpunimit rajonal dhe një angazhim ndaj vlerave evropiane.