Berisha Korrupsioni do te jete problem. Por do e mposhtim
Kryeministri Sali Berisha ne nje interviste per Agjencine Austriake te Lajmeve ka bere me dije se ne vitin 2011 Brukseli do te jape nje rekomandim pozitiv per Shqiperine. Korrupsioni do te jete gjithnje nje problem por qe do te mposhtet mbi te gjitha me teknologji moderne dhe me nje kurs neoliberal - Me nje aparat administrativ te lehte dhe me outsoiurcing si dhe nepermjet vazhdimit te procesit te privatizimit tashme te perfunduar dhe me informatizimin e proceseve perkatese. Kesisoj do te krijohet transparenca e nevojshme e cila do tia beje me te veshtire jeten korrupsionit - tha Berisha. Kryeministri beri me dije se me pare per regjistrimin e nje firme nevojiteshin 42 dite dhe shpenzime deri ne 4.000 euro. Ndersa sot ky proces zgjat vetem gjysme ore dhe kushton vetem 1 euro.
I etiketuar nga agjencia e lajmeve lsquoAPA si mjek i dikurshem Kryeministri Berisha theksoi se per ekonomine shqiptare ka efekt te ngjashem me nje transfuzion gjaku. Kryeministri Berisha e sheh heqjen e vizave edhe si nje sukses personal. Gjate fushates zgjedhore vitin e kaluar ai kishte premtuar ta realizonte kete synim brenda nje viti. Shefi i Qeverise tha se per kete une ndihem shume shume i lumtur edhe pse kete afat nuk e ka respektuar plotesisht. Ne te ardhmen afaristet shqiptare nuk do te kene me probleme gjate udhetimeve te tyre jashte vendit dhe kjo perben lsquogjak te fresket per ekonomine. Kryeministri premton se Qeveria do te jete e gatshme qe te arrije standardet e nevojshme dhe ne rast se do te kete ndonje abuzim me lirine e vizave ajo do te bashkepunoje me shtetet e zones Shengen te cilat e kane ndihmuar nga afer Shqiperine. Qindra per te mos thene mijera shtetas te Serbise dhe Maqedonise pas heqjes se detyrimit per vize vitin e kaluar bene kerkese per azil. Megjithese ishte pothuajse e sigurt se kerkesat per azil do te refuzoheshin ne rastin e Suedise kthimi i tyre i kushtoi asaj 500 euro per person. Agjencia e lajmeve lsquoAPA ne fund te intervistes se saj shtron edhe pyetjen se sa gjate do te vazhdoje te drejtoje vendin e vet si Kryeminister drejt Bashkimit Europian Sali Berisha.