Meta Opozita te kerkoje falje per ndryshimin e opsioneve
Levizja Socialiste per Integrim ben te ditur arsyet e mbajtjes pezull dhe mospergjigjes ndaj ofertes se fundit te Partise Socialiste lidhur me krizen politike ne vend. Kreu i saj Ilir Meta deklaroi dje se pas notes negative per statusin e kandidatit PS-ja duhet te beje para publikut pendesen e thelle per ate qendrim jo konstruktiv qe sipas tij i faturoi vendit nje kosto te tille. Vete opozita ka qene e bindur qe kerkesa e saj ka qene antikushtetuese dhe eshte mbajtur si nje kerkese ultimative thjesht dhe vetem per te shkaterruar procesin e liberalizimit te vizave dhe njekohesisht per te penguar edhe marrjen e statusit te vendit kandidat. Kjo eshte e qarte sepse nuk kishte pse te ndryshonte qendrimi menjehere dy dite pasi keto dy momente u percaktuan qarte nga BE. Natyrisht qe duhet pare perpara por ka nevoje per nje pendese te thelle sepse nuk mund te behen eksperimente me te ardhmen e qytetareve shqiptare deklaroi Ilir Meta. Pendesa dhe pranimi i pergjegjesive jane ngritur prej tij si kushte te fillimit te nje dialogu real i cili po shihet se opsion riintegrimi ne lojen politike te dites. Madje Meta e ka quajtur ndryshimin e kursit te PS-se si nje levizje te pamoralshme dhe te neveritshme qe deshmon se cili eshte interesi i saj i vertete. I menjehershem ka qene reagimi lidhur me keto deklarata teksa Sajmir Tahiri nenkryetar i grupit parlamentar te PS-se ka kerkuar hetimin e pasurise se Ilir Metes. Ilir Meta ben mire tu tregoje shqiptareve per pasurine e tij se pari dhe ILDKP-ja ben mire te hetoje pasurine e tij. Ilir Meta te tregoje si e ka blere shtepine ne Bllok te tregoje si e ka ndertuar vilen ne gjirin e Lalzit dhe pastaj mund te flase dhe per integrimin sepse ai ne fakt per integrimin ka bere vetem nje pune eshte integruar dhe eshte bere njesh me Sali Berishen dhe deshtimet e tij tha Tahiri.