Te bashkuar per Kosoven

Te bashkuar ne nje tryeze te rrumbullaket, politikane nga dy kahet e spektrit politik shqiptar rane dakord se mesazhi qe i duhet derguar shqiptareve te Kosoves ne keto caste eshte te jemi te bashkuar.
“6 pikat jane nje goditje ne themel qe i jepet shtetit te Kosoves. S’do jete e larget dita kur edhe ne Kosove te krijohet srpska republika. Terheqje nuk ka”, ka deklaruar politikani Sabri Godo.
Deklarata e tij eshte mbeshtetur nga ish-kryeministri Pandeli Majko. “Pas vendimit te KS ndjehemi ne pozite te veshtire. T’i gjendemi prane Prishtines. Risi eshte jo-ja e forte qe erdhi kete here nga Prishtina”, ka pohuar Majko.
Ndersa kryetari i komisionit te jashtem parlamentar, Prec Zogaj u shpreh se: “Per momentin armiku me i madh i Prishtines eshte sherri. Per te kundershtuar planin 6 pikesh diplomacia duhet te punoje me qetesi”.
Per ish-ministren e Jashtme Arta Dade, pozita dhe opozita ne Shqiperi jane te unifikuar, por diplomacia e Tiranes duhet te veproje me shume. “Nuk pritet shume nga diplomacia e Kosoves, por ka pasur defekte edhe ne diplomacine shqiptare. Fakti qe Kosova nuk ka nje ambasador ne Tirane eshte nje pike e rendesishme”, ka deklaruar Dade.
Rezerva ne kete panel shprehu i ftuari nga Prishtina, i cili fajesoi klasen politike kosovare per situaten. “Debate te tilla duhet te ishn bere me pare, e jo tani qe flasim per pasojat. Sjell si shembull te papergjshemerise faktin se delegacioni qe duhet te ishte sot ketu nuk eshte”, ka deklaruar Ibrahim Makolli.
Me gjithe situaten e veshtire qe Kosova po kalon, pjesemarresit e forumit “Kosova ku po shkon” ishin te mendimit se pavaresia mbetet e pakthyeshme. Nje mesazh qe ne kete moment duket te tregohet i vertete, jo vetem me fjale.