Berisha: "Kosova", pse fiton edhe Serbia
Pavaresia e Kosoves i sherben paqes ne rajon dhe orienton Serbine drejt Evropes. Kete e deklaroi dje Kryeministri Sali Berisha gjate nje konference shtypi per median japoneze ne Tokio. Nje numer i madhe gazetaresh i kerkuan Kryeministrit shqiptar informacion mbi qendrimin e Shqiperise ne vigjilje te shpalljes se mevetesise. "Pavaresia e Kosoves i sherben jo vetem paqes dhe stabilitetit ne rajon, por edhe vete Serbise, duke e orientuar ate drejt se ardhmes evropiane", ka vleresuar Kryeministri. Ne kete kuader, Berisha deklaroi edhe se "pavaresia e Kosoves do t'i jape fund insinuatave per 'Shqiperine e Madhe'".
I pyetur lidhur me qendrimin e Shqiperise ne rast te nje embargoje te Serbise ndaj Kosoves, Kryeministri u shpreh se vendi yne do te jete ne krah te shtetit te ri, qe pritet te shpallet. "Shqiperia do te beje c'eshte e mundur nepermjet porteve dhe aeroporteve te saj per ta ndihmuar Kosoven", siguroi kreu i ekzekutivit shqiptar.