E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevoja per energji, mjedisi dhe TEC-i i Vlores

Ing. Leka Ibro*
Duhet pranuar qe ne fillim qe, meqenese Shqiperise i mungojne burimet e sigurta te gjenerimit te energjise, atehere eshte e pakundershtueshme ideja e krijimit te burimeve te tilla. Ketu e kam fjalen per t`i perkrahur apo inkurajuar te gjitha ato perpjekje qe do te sillnin nje alternative te ndryshme nga ajo qe ka sistemi jone energjetik aktual.
Une besoj qe kete pohim te pranuar nga te gjithe nuk duhet ta shohim me frike edhe kur behet fjale per ndertimin e TEC-ve, nese do te ishim te qarte per te kombinuar nevojen e ekonomise per furnizim te sigurt me energji dhe ndikimit ne ambient te produkteve te djegies apo dhe te tjera ndikime mjedisore.
Ne planet e qeverise shqiptare ndertimi i TEC-it ne Vlore apo dhe rehabilitimi i TEC-it te Fierit nen nje kontrate koncesionare duhen pare si perpjekje shume serioze per te siguruar nje pavaresi relative nga kushtet atmosferike nga njera ana si dhe angazhimin per te plotesuar nevojat e tregut me energji. Nuk dua te perseris ato qe jane thene shume here mbi te mirat e ndertimit te ketyre TEC-ve, por nga leximi i studimit te vleresimit te ndikimeve mjedisore te TEC-it te Vlores, me linden disa pyetje, qe studimi shpesh i le pa pergjigje, ose dhe ne ndonje rast e neglizhon.
Duhet pranuar menjehere qe ndertimi i nje TEC-i prane nje burimi te madh uji eshte si kerkese teknologjike ashtu dhe kerkese ekonomike. E para lidhet me perdorimin e ujit si burim ftohje; e dyta, lidhet kryesisht me kostot e sigurimit te lendeve djegese (nafte, gaz). Studime te kryera ne vitin 2000 nga UNEP (UN Environment Program) identifikuan prezence SOIL dhe merkuri apo dhe te agjenteve te tjere kimike te paidentifikuar, duke e klasifikuar zonen e Sodes si nje nga pikat me te ndotura ne Shqiperi. Rrjedhimisht ardhja tek ideja e ndertimit te TEC-it ne kete zone nuk do te krijonte probleme shtese per mjedisin apo ndikime sociale. Por ketu e vlen te ndalemi sepse jemi vetem 4-5 km larg nje qendre te rendesishme banimi dhe nese nuk do te marrim ne konsiderate te gjithe faktoret objektive dhe sidomos ata subjektive te funksionimit te nje TEC-i, ne te ardhmen do te na dalin probleme qe do te kerkojne jo pak mund dhe para per t'i neutralizuar.
Ne modelin e parashikuar per ndertimin e TEC-it natyrisht jane parashikuar shume faktore, nje pjese e te cilave jane te karakterit inxhinierik dhe nje pjese e tyre e karakterit vezhgues. Ne pjesen e pare eshte e veshtire te besh oponence, sepse te dhenat jane fikse, ne te dhenat e karakterit vezhgues, une do te permendja atlasin e shperndarjes se eres, drejtimin dhe shpejtesine e saj. Ne studim jepet si e dhene kryesore per drejtimin e eres drejtimi veriperendim, gje e cila e favorizon largimin e produkteve te djegies ne drejtim te detit, por studimi nuk jep asnje pergjigje se sa eshte numri i diteve (oreve) qe era do te shkoje ne drejtim te Vlores, duke sjelle produktet volative te djegies. E nese TEC-i do te ndertohet kjo duhet te monitorohet ne menyre te vazhdueshme, sepse lidhet pikerisht me ate qe quhet njolla e tymit, e cila ndikon drejtpersedrejti si ne cilesine e ajrit ashtu edhe efektet negative qe mund te shkaktoje gradualisht edhe ne zona te mbrojtura (Karaburuni). Nese pranojme te dhenat e projektit perreth afro 200 ndezje ne vit atehere duhet te pranojme qe TEC-i do te punoje mbi 200 dite ne vit, megjithese teknikisht nje numer kaq i madh ndezje-fikjesh nuk eshte aspak i rekomandueshem, sikurse eshte i papranueshem nga ana ekonomike, sepse do te rriste humbjet ne ndezje. Ky arsyetim na ndihmon te themi qe do te kemi nje numer te madh oresh pune ne kapacitete te plota sipas te dhenave te pranuara edhe ne studim do t`i japin Vlores, ne rastin me te mire, 20 dite ne vit me ajer te perkeqesuar.
Problemi i dyte, qe lidhet pazgjidhshmerisht me te parin, lidhet me perdorimin e lendes djegese. Sipas modelimit, projekti parashikon perdorimin e naftes se rende per djegie me nje permbajtje squfuri qe klasifikohet me pak squfur, por vete studimi parashikon edhe perdorimin e lendes djegese me permbajtje squfuri edhe me te larte sesa ajo e pershkruar ne modelim, e cila favorizon koston e prodhimit cdo KWH me 0.0033 usd/KWH, e dhene kjo e percaktuar ne analizen perfundimtare te fizibilitetit tetor 2002, realizuar nga kompania qe kishte autorizuar qeveria shqiptare ( pra nga djegia e naftes se rende me permbajtje me te madhe squfuri se 1% ndikon pozitivisht ne kosto), por dyfishon sasine e emetimit te gazrave Sox dhe NOx ne produktet e djegies ne masen 100%, dhe megjithese studimi thote qe ndikimet ne cilesine e ajrit do te jene minimale dhe ne nje mase me vleresime te pandikueshme per shendetin njerezor, kjo eshte e veshtire per t`u pranuar. Ndaj ne objektivin ambientalist duhet te kerkohet respektimi i parametrave qe nuk lidhen kryesisht me koston si qellim i vetem, por edhe i atyre mjedisore. Por, kjo do varet kryesisht nga transparenca e sigurimit te kontrates per furnizimin me lende djegese dhe qe per momentin do te jete KESH-i qe do ta realizoje.
Nxitur nga ky perfundim, te cilin e sakteson dhe vete studimi i kryer nga financuesi kryesor i projektit, behet e domosdoshme rregullimi i ketij parametri nepermjet nje ligji, i cili do te ndalonte perdorimin e naftes me permbajtje te larte squfuri dhe jo duke lene ne duart e shfrytezuesit te TEC-it, i cili do te ishte i interesuar te reduktonte kostot. Ndaj, nese TEC-i do te ndertohet atehere ky parameter duhet te monitorohet ne menyre te perhershme dhe shume rigoroze.
Eksperienca na ka mesuar se shpesh eshte abuzuar me standardet apo dhe me kontrollin e tyre, ndaj une mendoj se nuk eshte vetem nevoje, por edhe domosdoshmeri qe te stimulohet ngritja e nje ekipi monitorues i perhershem dhe i besueshem nga komuniteti i qytetit te Vlores qe te plotesoje shenimet e monitorimit dhe duke fituar te drejten ligjore per te urdheruar fikjen e TEC-it ne rastin e kapercimit te normativave.
Shqiperia ne kohen e hartimit te idese dhe te krijimit te modelit projektues rezultonte pa standarde te rregulluara me ligj per emetimin ne atmosfere per Termo-Elektro-Centralet dhe ne keto kushte duhet vleresuar se pranimi pa kushte i rekomandimeve perbente nje naivitet teknik kur ishte dhe eshte mundesia per te mbrojtur cilesine e ajrit, duke vendosur standarde te forta duke i paraprire asaj qe do te kemi ne te ardhmen. Dhe rekomandimet iu referohen standardeve te vitit 1998. Sot jemi para faktit dhe shume gjera eshte veshtire te kundershtohen, kur politikat e energjise nga viti 1999 e deri me 2002 jane trajtuar pa kujdesin e duhur dhe pa oponencen e mjaftueshme, ndaj nevoja per korrigjim duhet te ndihet tashme atje, vetem atje ku eshte e mundur.
Sic edhe eshte theksuar kerkesa per ndertimin e TEC-it ne Vlore eshte nje kerkese e rekomanduar nga modeli projektues dhe ai ka si kriter kryesor per vleresim furnizimin me lende djegese, furnizimin me uje, transmetimin e energjise, koston dhe ndikimet mjedisore. Duke qene se jemi para faktit tashme qe eshte shume e veshtire qe te ndryshohet ideja se vendndodhja do te jete e ndryshme nga ajo sa eshte percaktuar, sepse do te ndryshonte kostoja e transmetimit, kosto e furnizimit me uje, por edhe kosto e furnizimit me lende djegese, te gjitha keto ne shifra se bashku qe mund ta kapercejne vleren e investimit fillestar te parashikuar, shtuar ketyre edhe problemet e tokes, atehere ngelen vetem dy elemente qe duhet nderhyre dhe ku mund te nderhyhet: cilesia e lendes djegese (edhe lloji mbase) si dhe monitorimi i pavarur i mjedisit.
Ndermjet specialistit te energjise dhe ambientalistit modest, une do preferoja te beja te parin dhe kete do ta mbeshtes ne nje eksperience praktike pune prane nje TEC-i. Kjo me lejon te marr ne konsiderate ate qe do ta quaja faktorin subjektiv te problemit, faktorin njerezor. Ne nuk kemi vuajtur asnjehere nga ide te mira, apo nga projekte te mira. E keqja jone ka qene dhe vazhdon te jete deformimi qe ne iu kemi bere ketyre projekteve kur i kemi shfrytezuar ato. Nevojat e emergjences apo interesat e momentit shpesh na kane detyruar ta shkelim standardin mjedisor me ndergjegje (keshtu vepruam kur vume ne pune TEC-in e amortizuar te Fierit, ne rastin e krizes se fundit energjetike), por frikesisht nuk do ta deshiroja per nje investim si ai i Vlores.
Pervoja shume negative e kompleksit industrial ne Elbasan, qe ndot ne menyre te vazhdueshme zonat perreth, apo e Fabrikes se Cimentos po ne Elbasan, nuk jane shembuj inkurajues qe standardet e percaktuara per mjedisin respektohen. Nje pergjegjesi e trasheguar nuk perben justifikim per mosreagim profesional dhe te pergjegjshem. Dhe kjo duhet bere perpara se te vendosim ne plan te pare nevojat sociale qe do te lindin nga nevoja e ndaljes (fikjes) se punes se TEC-it. Nuk besoj se do te jete shume e kushtueshme (por edhe sikur te jete, mendoj se ja vlen) per arken e shtetit parashikimi buxhetor, pikerisht nga pjesa e te ardhurave qe vijne nga energjia, e ngritjes dhe funksionimit afatgjate te nje njesie monitoruese te pavarur dhe te besueshme nga komuniteti ne Vlore, (ose nepermjet parashikimit te ndarjes se te ardhures se domosdoshme per mirembajtjen e njesise per pushtetin lokal), e cila do te ballafaqoje rezultatet e veta me ato qe do te siguroje Qendra Rajonale e Mjedisit dhe do te siguroje gjithashtu mbajtjen e pergjegjesive edhe nga komuniteti. Vlora e meriton kete dhurate nga qeveria, sikurse dhe e meriton kete te drejte, duke u bere keshtu edhe precedenti i pare (dhe te shpresojme jo i vetmi), per marrjen e pergjegjesive shoqerore.
(*) Inxhinier, specialist ne fushen e energjetikes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›