"Rritja e cmimeve, emergjence kombetare"
"Qeveria duhet te ngreje urgjentisht nje komision qeveritar per perballimin e kesaj emergjence kombetare, lidhur me rritjen e cmimeve, te ndertoje nje partneritet, dialog dhe komunikim i intensiv me biznesin, si aktor vendimtar ne kete proces dhe te negocioje me te per mundesite e zbutjes se krizes, si dhe te informoje publikun per cdo hap te ndermarre". Kjo kerkese erdhi dje nga Levizja Socialiste per Integrim, e cila shprehu shqetesimin e saj lidhur me rritjen e cmimeve te te gjitha produkteve me baze ushqimore. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, ndalur ne kete ceshtje, u shpreh se rritja e cmimeve per produktet baze ushqimore ka vene ne rrezik shendetin e mijera qytetareve, si pensionisteve, te papuneve dhe shtresave te tjera me te ardhura te pakta. Madje, duke qene mjaft kritik ndaj qeverisjes aktuale, Vasili nenvizoi se, duke ngritur duart lart, qeveria shqiptare dhe Kryeministri Berisha po pranojne publikisht se Shqiperia dhe shqiptaret nuk i interesojne me dhe natyrshem ka ardhur dita qe te gjithe qytetaret te rivleresojne edhe nepermjet votes zhgenjimin dhe raportin e tyre me kete mazhorance dhe qeveri te papergjegjshme, e cila e ka neperkembur plotesisht besimin e qytetareve si dhe fatet e te ardhmen e tyre.
O.XH