Ankesat e banoreve, shembet hotel "Piemonte"
Dhjetera banore afer zones se ish-Bllokut ne kryeqytet kane ndjekur per minuta te tera procesin e shembjes se nje ndertese disakateshe, qe ishte cilesuar si strehes prostitucioni. Bashkia e Tiranes prishi hotel "Piemonte", ne zonen e stadiumit "Selman Stermasi", pas ankesave te shumta te bera nga banoret ne pallatet perreth. Disa dite me pare institucioni vendor kishte vendosur per mbylljen e ketij hoteli dhe me pas shembjen me ane te fadromave te kesaj ndertese. Urdhri eshte ekzekutuar gjate mbremjes se djeshme, kur mjetet e bashkise kane shkuar ne vendin ku ndodhej hoteli dhe e kane rrafshuar, pasi kishin njoftuar me pare. Burime nga Bashkia e Tiranes bene dje te ditur se gjithcka ka nisur pas ankesave te shumta te banoreve te zones, se ne keto ambiente ushtrohej prostitucion, ku femra te ndryshme vinin se bashku me persona te tjere dhe kjo krijonte shqetesime. Banoret pretenduan se nuk mund te leviznin lirisht, si femijet dhe njerezit e tjere, ndaj kerkuan nderhyrje. Sipas te dhenave, kjo ka qene nje nder arsyet qe bashkia ka ndermarre vendimin per prishjen e nderteses, duke plotesuar dhe kerkesen e banoreve.