"Keshilli i Karrieres, demagogji e Pollos"
Partia Socialiste akuzoi Ministrine e Arsimit se edhe per nje vit tjeter do te prodhoje te papune me arsim te larte. Ishte kryetarja e Komisionit te Edukimit, Kultures dhe Medias prane kesaj partie, Ledi Shamku, e cila duke iu referuar Keshillimit te Karrieres u shpreh se "pavaresisht nga deshira e mire, strategjia mbi Keshillimin e Karrieres, qe po zbaton Ministria e Arsimit dhe e Shkences, nuk ka asnje brendi, por eshte thjesht forme". Sipas saj, Keshillimi i Karrieres duhej te niste ne fakt nga informimi per te dhena konkrete, domethene nga kuotat e regjistrimit dhe nga koeficientet, dhe mbi menyren se si do te konvertohen shkollat e mesme. "Edhe kete vit po rrezikohet te ndodhe si vitin e kaluar, kur kuotat dolen pasi maturantet kishin aplikuar. Keshillimi i Karrieres per shume studente shqiptare vlen qe ata te zgjedhin nje dege ku te investojne. Por, pavaresisht nga deshira e mire per realizimin e nje projekti te tille, strategjia qe po zbatohet nga Ministria e Arsimit eshte thjesht nje demagogji", theksoi Shamku. Madje, po ne kete linje, Shamku shtoi se "ministria edhe per nje vit tjeter do te prodhoje te papune me arsim te larte, ne mungese te nje informacioni konkret, duke nisur qe nga kuotat e regjistrimit e deri ne nje strategji me te sakte te konvertimit te shkollave te mesme".
O.XH