E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Krishtlindjen e ardhshme ta festojme me te begate dhe me afer endrres sone BE

Nje urim vellazeror e te perzemert per te gjithe besimtaret katolike shqiptare besimtaret e krishtere dhe besimtaret e Zotit

Kreu i qeverise Sali Berisha ka uruar diten e djeshme gjithe besimtaret e krishtere per festen e Krishtlindjes. Kryeministri Berisha se bashku me bashkeshorten e tij Liri Berishen vizituan diten e djeshme Kryepeshkopaten e Hirshme te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise Katedralen e Shen Palit dhe Kishen Ungjillore ne Tirane. Ne urimin e tij kreu i qeverise falenderoi drejtuesit e fese kristiane ne vendin tone per kontributin e madh qe kane dhene ne ruajtjen e paqes dhe vellazerise ndermjet shqiptareve si dhe uroi qe Krishtlindjet e ardhshme ti gjejne shqiptaret me te bashkuar dhe tu jene realizuar endrrat dhe deshirat e tyre. Shpreh urimet ne te perzemerta per besimtaret ortodokse shqiptare per besimtaret e krishtere shqiptare e te gjithe besimtaret e Zotit qe nderojne ne kete dite aktin me madhor te jetes se shoqerise njerezore lindjen aktin me te mrekullueshem. Nderojne jo vetem lindjen por lindjen e nje burri i cili do te martirizohej flijohej per te ndricuar mendjen e njeriut dhe njerezimit. Le te falenderojme Zotin per ndihmen e tij te madhe qe u ka dhene e u jep shqiptareve te cilet festojne sot kete dite me mire se kurre ne historine e tyre dhe te urojme bashkerisht qe Krishtlindjen tjeter ta festojme me te begate me mire e me afer endrrave tona. Edhe nje here nje urim te perzemert per te gjithe shqiptaret - tha kreu i qeverise Berisha. Me pas ai vizitoi edhe Vellazerine Ungjillore Shqiptare ku u prit nga presidenti i saj Fitor Muca ku uroi serish besimtaret shqiptare per kete feste te madherishme. Per mua eshte kenaqesi e madhe tju uroj sot juve dhe te gjithe ungjilloreve te Shqiperise nje tradite e hershme dhe nje besim i madh ne Evrope e ne bote por dhe me prani te hershme ne Shqiperi. Mbaresi dhe suksese per punen qe keni bere me durim e perkushtim ne rindertimin e besimit ashtu si te gjitha besimet e tjera - u shpreh Kryeministri ne urimin e tij. Ndersa viziten e fundit ai e zhvilloi ne Katedralen e Shen Palit ne Tirane ku u prit nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranes dhe Durresit Imzot Rrok Mirdita. Edhe ketu Kryeministri u percolli besimtareve katolike urimet e tij te perzemerta per kete dite te shenuar per gjithe njerezimin. Nje urim vellazeror e te perzemert per te gjithe besimtaret katolike shqiptare besimtaret e krishtere e besimtaret e Zotit per kete dite qe nderojme se bashku aktin e momentin me mahnites me te mrekullueshem te njeriut nderojme lindjen qe eshte edhe themeli i ekzistences sone nderojme lindjen e nje burri qe do martirizohej do te sakrifikohej per te percjelle ne mendjet e zemrat e njeriut e te shoqerise njerezore virtytet me te larta te moralit besimin dashurine shpresen dhembshurine. Nderojme pra lindjen e Krishtit. Le te shprehim gezimin e kenaqesine tone qe keto Krishtlindje i kemi festuar te lire kudo qe jemi i festojme me te begate se asnjehere ne historine tone i festojme me aspiraten tone te realizuar te levizjes se lire dhe te urojme qe Krishtlindjen e vitit qe vjen ta festojme edhe me mire edhe me te lire edhe me te begate e te ecim te sigurt drejt projekteve tona drejt endrres sone Shqiperia - vend i zhvilluar. Edhe nje here gezuar per te gjithe shqiptaret - vijoi me tej kreu i qeverise. Ne fund te ketyre takimeve ai ka shprehur edhe njehere urimin e tij drejtuar gjithe popullit shqiptar por edhe besimtareve katolike ane e mbane botes qe Krishtlindjen e ardhshme e gjithe bota te jete ne paqe dhe ne harmoni. Kreu i qeverise theksoi serish se endrra e tij e vetme per vitin tjeter eshte vetem integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Krishtlindje Topi dhe Topalli urojne besimtaret katolike

Kreu i shtetit Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kane uruar diten e djeshme besimtaret katolike per Krishtlindje. Presidenti Topi ne fjale e tij tha se ashtu sic u ka hije shqiptareve bashkejetues mes tri besimeve fetare festa e shenjte e Krishtlindjes i ka mbledhur besimtaret e krishtere shqiptare katolike e ortodokse neper katedralet dhe kishat e mbare vendit ku te gjithe jane lutur per me shume begati dashuri e miresi ne diten e lindjes se Jezu Krishtit. Presidenti Topi dhe Zonja e Pare vleresuan rendesine e kremtimit te festes se lindjes se Jezu Krishtit si dite e bardhe e paqes dhe harmonise. Duke biseduar pak me pare me Imzot Rrok Mirditen i thashe qe cdo vit une marr mesazhe nga qytetaret por sot me shume se heret e tjera kam marre mesazhe edhe nga besimtaret myslimane. Kjo do te thote nje respekt te jashtezakonshem per fene e njeri-tjetrit per besimin e njeri-tjetrit qe permbledh ate dashuri qe kane shqiptaret per njeri-tjetrin. Simbolike me te bukur se kjo une nuk besoj se mund te gjej dot ne kete dite ku te gjithe i urojne festen njeri-tjetrit dhe te gjithe urojne per nje Shqiperi me te mire. Jo vetem per te gezuar Krishtlindjen por per te pasur edhe nje vit te ri me plot suksese per gjithsecilin dhe te gjithe se bashku per Shqiperine - u shpreh Presidenti Topi. Krishtlindjen ua ka uruar besimtareve katolike e ortodokse edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila gjate dy vizitave ne selite e Katedrales Katolike Shen Pali dhe ne Kishen Ortodokse Autoqefale tha se dita e shenjte e lindjes se Krishtit vjen si nje moment reflektimi ku njerezimi kapercen te pamunduren.

Krishtlindjet se bashku me festat e Vitit te ri jane ndoshta festat me te bukura te vitit sepse brenda tyre ka gezim dhe mua me duket sikur mbi te gjitha jane festa e gezimit te femijeve. Ne fakt po te reflektojme dhe po te mendojme se cfare eshte Krishtlindja ndoshta me shume se cdo gje tjeter eshte kapercimi i te pamundures dhe e perkthyer ne kontekstin shqiptar kjo eshte nje dite e bekuar qe te inspiron per te bere te mundur ate qe ne fakt ne dukje shihet e pamundur - u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Rama zgjedh Korcen per te uruar Krishtlindjen

Kreu i opozites Edi Rama i shoqeruar nga bashkeshortja e tij Linda dhe dy femijet Gregori dhe Rea zgjodhen qytetin e Korces per te bere urimin per diten e lindjes se Krishtit. Rama pas takimit me Metropolitin e Korces imzot Johanin ne Kishen Ortodokse te Mitropolise se Shenjte uroi te gjithe besimtaret e krishtere per me shume paqe dhe begati. Kenaqesi e posacme qe Krishtlindjet ti kalosh ne Korce ne kete atmosfere magjike debore dhe zbukurimesh. Nga ketu une deshiroj te perfitoj nga rasti per tu uruar qe te gjithe shqiptareve mbaresi fat shendet sukses dhe mbi te gjitha kuraje te gjithe atyre dhe nuk jane pak jane shume qe jane te pamundur te semure te papune ne pafuqine per te perballuar veshtiresite e rritura te nje jete gjithnje e me te shtrenjte me me pak shprese me me shume mundime. Por cka vlen vertet te thuhet dhe ne hirin e kesaj dite eshte se kuraja dhe besimi pa dyshim mund te cojne perpara jo vetem secilin por edhe te gjithe shoqerine tone dhe une jam i bindur qe keshtu do ndodhe - tha lideri i opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›