Topi Vjeshta me gjen ne politiken aktive
Presidenti i Republikes Bamir Topi deklaroi se gjasat jane teper te medha qe ne vjeshten e vitit te ardhshem ai te jete pjese aktive e politikes. Pak dite me pare kreu i shtetit la te kuptohej se ai pas mbarimit te mandatit si President ndiente se duhet te jete prane te djathteve te cilet ishin zhgenjyer gjate ketyre viteve nga menyra sesi qeveris PD-ja kryesisht pas koalicionit me LSI-ne. Nuk deshiroj qe gjate periudhes qe jam President te flas per keto qendrime dhe te denatyroj rolin e Presidentit sepse per kete jam votuar dhe betuar. Por opsionet pas largimit nga Presidenca jane te ndryshme por me i mundshmi eshte ai qe te rikthehem ne politik theksoi Topi. I pyetur ne lidhje me faktin se pse nuk do te donte te kandidonte me per nje mandat tjeter si President Topi theksoi se ai ishte kunder ketij fakti se do te kishte kerkuar nje mandat tjeter vetem ne rast se kreu i shtetit do te zgjidhej permes nje votimi te drejtperdrejte nga populli. Do te deshiroja rikandidim vetem nese zgjedhja do te ishte ne vullnetin e popullit. Nga ana tjeter Bamir Topi u tregua teper i ashper per sa u perket deklaratave te forta qe perfaqesues te mazhorances aktuale kane bere ndaj tij gjate kohes qe ka mbajtur pozicionin e Presidentit. Sipas Topit ai ishte nje njeri qe nuk harronte lehte sepse ishte i bindur se gjuhen e qenieve njerezore e komandonte vetem truri. Une kam vetem nje mbiemer dhe aq me teper nuk kam dy. Jam nje njeri qe kam nje memorie te forte dhe nuk harroj kollaj. Nje fjale e popullit thote qe gjuha kocka ska por kocka thyen theksoi kreu i shtetit.