E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depolitizimi i KQZ-se flasin ish-kryetaret Duhet konsensusi mes PD-se e PS-se

Ndryshimet ne kod Sherifi E pakuptimte te kerkohen sa here qe zhvillohen zgjedhje

Nisur nga fakti se nje nder propozimet kryesore te paketes se rekomandimeve te Komisionit te Venecias per zgjedhjet e vecanerisht per Kodin Elektoral ne vend ishte edhe depolitizomi i KQZ-se dje ish-kryetaret e ketij institucioni pohuan se kjo mund te behet e mundur vetem nese arrihet akordi mes dy forcave kryesore politike. Ne nje prononcim per AS dy ish-kryetaret Clirim Gjata i KQZ-se dhe Elmaz Sherifi i Komisionit parlamentar te Reformes Zgjedhore ne vitin 2004 theksuan dje se rikompozimi dhe depolitizomi i institucionit me te larte zgjedhor mbeten ne dore te konsensusit mes paleve. Sipas Gjates struktura e rikompozimit te KQZ-se nuk duhet te perfshije vetem riformatimin e institucionit me te larte zgjedhor por gjithashtu ajo theksoi ai duhet te fokusohet tek e gjithe administrata zgjedhore. Ne parim palet duhet te bien dakord se si do ta ndertojne administraten zgjedhore. Do te ndertojne nje administrate administrative shteterore civile administrate qe funksionon si administrate apo nje administrate politike partiake sic po funksionon sot - tha ai. Nga ana tjeter Elmaz Sherifi u shpreh se kthimi i KQZ-se plotesisht ne forme te depolitizuar do te jete mjaft i veshtire pasi sipas tij njerez te tille jane te veshtire per tu gjetur. Gjithmone ne Shqiperi jane paragjykuar dhe te paparagjykueshmet eshte hedhur hije mbi figura te cilat nuk mund ti akuzosh. Me kete do te thosha qe do te vazhdoje kjo kulture perderisa ekziston kjo mendesi - u shpreh ai.

KQZ-ja

Sipas ish-kreut te KQZ-se propozimi i dhene nga Komisioni i Venecias per depolitizimin e institucionit me te larte zgjedhor ne vend eshte mjaft i rendesishempor nga ana tjeter sipas Gjates per plotesimin e tij duhet qe palet te bien fillimisht dakord se si do ta ndertojne administraten zgjedhore. Se pari palet duhet te bien dakord qe do ta ekzekutojne kete keshill te Komisionit te Venecias. Kjo eshte shume e rendesishme. Pra a kane vullnet keto pale per ta ekzekutuar kete keshill. Cfare do te thote kjo Qe ne parim ata duhet te bien dakord se si do ta ndertojne administraten zgjedhore. Do te ndertojne nje administrate administrative shteterore civile administrate qe funksionon si administrate apo nje administrate politike partiake sic po funksionon sot - u shpreh Gjata. Ne kete kontekst ai deklaroi se ekzistojne disa formula per perberjen e re te KQZ-se por se me pare sipas tij eshte primare arritja e konsensusi mes paleve per zbatimin e rekomandimit te Komisionit te Venecias. Variant tjeter eshte qe mund te jene gjyqtare totalisht gjyqtare nga Gjykata e Larte ose mund te shkojme dhe me ne ekstrem ne konceptin tone shqiptar qe ta organizoje Ministria e Brendshme. E kane shume shtete te tjera dhe zgjedhjet shkojne per bukuri - nenvizoi Gjata. Ndersa ish-bashkekryetari i Komisionit te Reformes Zgjedhore ne vitin 2004 Elmaz Sherifi i cili pak kohe me pare shpalli edhe krijimin e Lidhjes per Progres e Drejtesi partise se re te drejtuar prej tij krijimi i nje administrate zgjedhore apolitike mbetet nje nder sfidat me te veshtira per tu realizuar ne jeten politike shqiptare. Ndertimi i komisioneve zgjedhore te te gjitha niveleve jo vetem te Komisionit Qendror Zgjedhor po i cdo komisioni zgjedhor me formula politike ka deshtuar. Ky sistem ka ndikime shume te kaluara dhe kultura e mosbesimit tashme duhet zevendesuar me nje standard tjeter. Gjithmone ne Shqiperi jane paragjykuar dhe te paparagjykueshmet eshte hedhur hije mbi figura te cilat nuk mund ti akuzosh. Me kete do te thosha qe do te vazhdoje kjo kulture perderisa ekziston kjo mendesi - u shpreh ai. Po ashtu Sherifi nuk nguroi te komentonte edhe ne lidhje me kerkesat e nje sere partive kryesisht te vogla per ndryshime ne kodin zgjedhor duke pohuar se te tilla ndryshime nuk mund te kryhen sa here zhvillohen zgjedhjet. Eumlshte e pakuptimte qe te vazhdoje me tej kjo sjellje politike qe pas cdo zgjedhje madje dhe kur kemi zgjedhje lokale kerkohet ndryshimi i legjislacionit. Tregohet mungese e seriozitetit te subjekteve politike po dhe institucioneve ne teresi - deklaroi Sherifi.

Venecia per depolitizimin

Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR-it rekomandon rishqyrtimin e sistemit aktual te formimit te komisioneve zgjedhore ne menyre per te ngushtuar fushen partiake dhe politizimin e administrates zgjedhore qe i ve interesat partiake mbi interesat e votuesve. Sfida kryesore konsiston ne faktin nese do te jete e mundur te largohemi nga perberja aktuale bipartizane e administrates zgjedhore e bazuar te balanca mes partive kryesore politike te nje administrate zgjedhore qe te perfshije elemente jopartizane dhe te paanshme. Dominimi i rolit te perfaqesuesve te partive politike ne komisionet zgjedhore ne te gjitha nivelet mund te plotesohet duke emeruar pervec perfaqesuesve te partive zyrtaret e zgjedhur nga radhet e perfaqesuesve te gjyqesorit shoqerise civile apo te administratoreve profesionale te zgjedhjeve pa perkatesi partiake. Ky ndryshim eshte i domosdoshem nese kerkohet te ulet polarizimi dhe konfliktet ne administraten zgjedhore.

KQZ-ja Ristani Nuk duhet riformatim por depolitizim

Pak dite me pare referuar propozimit te dhene nga Komisioni i Venecias kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani u shpreh se ai nuk e shikon si domosdoshmeri rikonfigurimin e KQZ-se porse sipas tij ajo qe kerkohet nga Komisioni i Venecias eshte konsensusi politik per te pasur nje administrate zgjedhore te pranuar nga te gjithe. Une mendoj se administrata zgjedhore duhet te jete apolitike. Pjesa tjeter e administrates ne nivelin e dyte dhe te trete do te ishte mire qe te ishte nje administrate profesionale per te cilen KQZ ka nisur dhe punen e tij. Jemi ne nje proces trajnimi dhe reformimi ne kuptimin qe keta komisionere ti certifikojme si njerez te trajnuar dhe profesioniste - tha Ristani.

Formula e KQZ-se sipas anetareve te saj

Hysen Osmanaj nje prej anetareve te KQZ-se e cilesoi disa dite me pare si te suksesshme formulen aktuale te ketij institucioni me 7 anetare te propozuar nga politika. Mendimi im personal eshte qe KQZ-ja si raport eshte mire si numer eshte mire. Kush do ti propozoje Une mendimin e kam se duhet ti propozoje politika kryetari pastaj hap diskutimin kush do te jete kush do ta propozoje Mund te jete me mire nga anetaret e Gjykates se Larte me short dhe te jene vetem per nje pale zgjedhje - tha Osmani. Ndryshe nga ai mendon Artan Laze anetari i opozites ne KQZ i cili deklaroi se ky institucion duhet te jete ne duart e njerezve te drejtesise. Ka formula sic eshte ne Angli qe eshte vetem nje administrator i larte i zgjedhjeve. Ka formula qe ka anetare nga politika qe nderthuren se bashku me anetaret nga gjyqesori ka formula ose sugjerime sic eshte dhe ai i imi qe kryetari te jete kryetari i Gjykates se Larte ose KQZ-ja te formohet nga kolegjet e bashkuara te Gjykates se Larte - tha Laze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›