E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron per me shume begati tek shqiptaret

Vizitat

Kryeministri Berisha i shoqeruar nga bashkeshortja e tij i uroi dje shqiptaret qe Krishtlindjet e ardhshme ti gjenin me shume te begate. Vizitat e tij kreu i qeverise i nisi ne Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise ku nje takim te ngrohte zhvilloi me Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Le te falenderojme Zotin per ndihmen e tij te madhe qe u ka dhene e u jep shqiptareve te cilet festojne sot kete dite me mire se kurre ne historine e tyre dhe te urojme bashkerisht qe Krishtlindjen tjeter ta festojme me te begate me mire e me afer endrrave tona. Edhe nje here nje urim te perzemert per te gjithe shqiptaret - theksoi Berisha per mediat e pranishme ne Kishin Ortodokse. Me pas Berisha vijoi viziten ne Vellazerine Ungjillore Shqiptare ku u prit nga presidenti i saj Fitor Muca. Nje takim te vecante kreu i qeverise zhvilloi ne Katedralen e Shen Palit ne Tirane ku u prit nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranes dhe Durresit Imzot Rrok Mirdita. Le te shprehim gezimin e kenaqesine tone qe keto Krishtlindje i kemi festuar te lire kudo qe jemi i festojme me te begate se asnjehere ne historine tone i festojme me aspiraten tone te realizuar te levizjes se lire - theksoi kryeministri Berisha per median.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›