E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Në 2012-n, Kosova do të ketë 125 njohje

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli, bën premtimin e radhës  ndërsa deklaron se numri i shteteve të cilët do të njohin më tej Kosovën, do të jetë në rritje.

Për të, numri i shteteve që do e njohin Kosovën gjatë vitit të ardhshëm, do të arrijë në 125.

Në 2012, absolutisht do të kemi njohje sa të duash. Që tani mund tju garantoj se vitin e ardhshëm, Kosova do të ketë mbi 125 njohje. Edhe për vitin e ardhshëm jemi duke punuar me strategjinë që Kosova të jetë problem kyç i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar Pacolli.

Një çështje tjetër në të cilën Pacolli ka folur ka të bëjë dhe me garën presidenciale, në të cilën ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të lëshojë postin e zv/kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›