E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat në Lezhë, përmbyten varrezat

Shirat e rëna gjate 24 orëve të fundit në qytetin e Lezhës nuk kanë kaluar pa lënë gjurmë edhe në varrezat e qytetit. Pjesa jugore e këtyre varrezave
ndodhet nën pushtetin e ujit dhe duket tepër e vështire që kjo situatë të
ndryshojë në mënyrë të menjëhershme. Shkak i këtyre përmbytjeve në varrezat e qytetit duket të jenë përrenjtë që vershojnë nga mali dhe që shfryrjë brenda rrethimit. Përgjegjesi i ndërmarrjes së gjelbërimit në bashkinë e Lezhës Nikollë Lleshi,deklaron se kërkohet nderhyrja në këtë përrua që përshkon varrezat për të shmangur këto përmbytje por nevojitet një investim nga njësia vendore për të shmangur situata të ngjashme.
Intensiteti i lartë i shirave në qytetin e Lezhës ka sjellë probleme të
shumta, të cilat kërkojne një vëmendje më të madhe nga pushteti vendor.
Reshjet e shiut po japin sinjalin e parë për një dimer të lagësht,
dhe ky është një motiv që duhet të merret në konsideratë nga pushteti vendor, me qëllim që t'i bëhet ballë situatave të paparashikueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›