Shoqata "Nene Tereza", takim me zonjen Sheri Bler
Nje delegacion i femijeve te shoqates "Nene Tereza" organizoi nje takim me zonjen e ish-kryeministrit te Anglise, z. Toni Bler, Sheri Bler. Nje takim ky, ne shenje respekti, per ate, qe, znj. Bler dhe i shoqi i saj (ishkryeministri i Anglise), kane bere per shqiptaret ketu ne Angli. Femijet e vegjel, te mirinformuar me kohe per kete takim, kishin bere pergatitje solemne per kete qellim. Me gjithe moshen e vogel, ata treguan se e njihnin mjaft mire figuren e znj. Bler. Kjo tregon, se kjo zonje gezon nje popullaritet dhe nje publik te gjere ketu ne Angli. Pergatitja e femijeve shkonte deri ne detaje, qe nga veshjet dhe paraqitja e deri tek pyetjet, qe ata kishin menduar e mesuar, per t'ia bere znj. Bler. Delegacioni i femijeve ishte i shoqeruar nga mesueset e shkolles shqipe, si dhe nga vete drejtori i shoqates z. Esat Brace. Ambienti i zyres se pritjes, qe znj Bler u kishte rezervuar ketyre femijeve te vegjel, ishte i denje per takime me figura te larta politiko-sociale. Afrimiteti, thjeshtesia, dashamiresia, respekti qe ajo tregoi gjate takimit ishte mbreselenes, duke i lene pa fjale gjithe anetaret e delegacionit te shoqates "Nene Tereza". Hodhi tej hendekun ndares te madheshtise se figures se kesaj zonje, duke i lene vendin ngrohtesise se nje personi te pajisur me nje karakter e kulture fisnike. Femijet, nga ana e tyre, i dhuruan zonjes, lule dhe nje portret te shenjtores shqiptare Nene Terezes. Ne fund, z. Brace i kerkoi znj. Bler ndihme ne nje projekt te ardhshem te shoqates "Nene Tereza", ne lidhje me grate shqiptare ne Londer. Ajo u tregua e gatshme per ofrimin e ndihmes nga ana e saj, madje tregoi edhe deshire vullneti per nje bashkepunim ne projektet e ardhme te shoqates "Nene Tereza" ne Londer
Bashkebisedimi
Drejtori i shoqates z. Esat Brace, i cili i beri nje rezyme punes dhe aktivitetit te shoqates "Nene Tereza" ne dobi te komunitetit shqiptar ne Angli. Znj. Bler e pyeti rreth punes se shoqates, per historite e jetes se pjesetareve te delegacionit dhe, me nje humor dashamires, pyeti pak edhe per figurat e politikes shqiptare, duke demonstruar horizontin e gjere te njohurive te saj, ne fushat kulturore-jetesore.