Drogë nga Shqipëria e Spanja në Itali, 32 të arrestuar

Policia italiane ka goditur sot një bandë të trafikut të drogës e cila e tranportonte drogën nga Spanja e Shqipëria drejt Italisë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se gjatë një operacioni antidrogë të finalizuar mëngjesin e sotëm janë arrestuar 32 persona, identiteti dhe kombësia e të cilëve nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave italiane arrestimet kanë ndodhur në Lazio, Marche, Toscana dhe Emilia Romagna.
Policia gjatë operacionit ka sekuestruar edhe 50 kg drogë, dhjetëra armë e municione dhe një 600 mijë euro.