Berisha: Kushte me te mira per te moshuarit
Ne kuader te 1 Tetorit, Dites Boterore se te Moshuarve, Kryeministri Berisha mori pjese dje ne ceremonine e perurimit te rikonstruksionit te Shtepise se te Moshuarve ne rrugen "Ali Demi", ne Tirane. Fillimisht, Kryeministri Berisha vizitoi ambientet e kesaj qendre dhe u takua me te moshuarit e akomoduar ne te, duke deklaruar se kjo kategori eshte dhe do te mbetet perparesi madhore ne axhenden e qeverise. Berisha u shpreh se do te ishte mire shtimi i ambienteve te gjelbra per te moshuarit, si dhe qendrimi i tyre larg zhurmave te metropolit. Kryeministri u beri thirrje te gjitheve qe te ofrojne sherbime per te moshuarit dhe nje pjese te solidaritetit te tyre familjar. Duke iu drejtuar drejtorit te kesaj qendre, kryeministri kerkoi qe per te moshuarit te kete nje program ditor qe ata te mos e ndjejne vetmine.