I semuri mendor masakron babane me cekan
Korce- Nje i semure mendor masakron me cekan babane e tij te moshuar ne diten kur festonte edhe 32 vjetorin. Petrika Kita perfundoi me dy plage te renda ne pjesen e parme dhe te pasme te kokes ne spitalin e Korces dhe me pas u dergua me urgjence drejt Tiranes per mjekim me te specializuar. Policia vendore ndaloi pak minuta pas ngjarjes, te dyshuarin Dhionis Kita, i cili vetem prej dhjete ditesh kishte lene ambientet e spitalit psikiatrik te Elbasanit, ku kishte qendruar per 40 dite. Familjaret kane shpresuar ne permiresimin e gjendjes mendore te 32 vjecarit, por oret e vona te mbremjes se marte, ai ka sulmuar dhunshem babane, me nje cekan qe kishte gjetur ne oborrin e baneses.
Ngjarja sipas policise ka ndodhur ne lagjen nr. 10 te qytetit te Korces, ndersa familja Kita festonte. Ne nje moment debati, 32 vjecari Dhionis Kita, ka dale nga shtepia dhe eshte kthyer me nje cekan ne dore. Pa dhene asnje shpjegim dhe ne gjendje te renduar mendore, ai i eshte drejtuar te atit 62 vjecar, duke e goditur dy here ne koke. Pjesetaret e familjes telefonuan per ndihme urgjencen dhe me pas policine e komisariatit Korce. Petrika Kita eshte derguar me urgjence ne spitalin rajonal, por mjeket thane se plaget ishin te thella dhe i moshuari kishte kaluar ne gjendje kome. Pas krimit 32 vjecari nuk ka kryer asnje levizje, derisa mberriten uniformat blu. Uniformat blu kryen izolimin e menjehershem se te riut, per te shmangur ndonje sulm tjeter agresiv ndaj pjesetareve te familjes.
Te marre ne pyetje, familjaret i kane thene policise se 32 vjecari prej disa muajsh kishte shfaqur shenja te nje semundjeje te rende mendore. Per kete arsye e kane derguar tek mjeket specialiste. Duke pare gjendjen e tij, mjeket e kane mbajtur nen trajtim per 40 dite ne spitalin psikiatrik ne Elbasan. Por familjaret i shpjeguan policise vendore se prej dhjete ditesh 32 vjecari ishte kthyer ne shtepi. Pavaresisht mjekimit qe kishte marre, Dhionisi shpeshhere shfaqte shenja agresiviteti, gje qe faktohet me sulmin ekstrem qe kreu ndaj babait te tij nje dite me pare.
Daniela Zisi