I dyshuari izolohet i vecuar ne paraburgim
Policia e Korces beri dje te ditur per gazeten "KJ" se ka kryer te gjitha veprimet proceduriale per ngjarjen, si dhe ka marre deklarimet e familjareve dhe bllokoi dokumentet dhe kartelen mjekesore se 32 vjecarit te dyshuar per krimin. Policia tha se fillimisht kreu ndalimin ne flagrance te Dhionis Kites, per akuzen e "vrasjes me dashje te mbetur ne tentative". Per momentin ai mbahet i izoluar ne nje qeli te vecante te paraburgimit ne komisariatin e Korces, deri ne vendimin e gjykates per masen e sigurise dhe sistemimin e tij. Pritet nje ekzaminim mjeko-ligjor per te riun dhe me pas dergimi i tij drejt spitalit psikiatrik te Elbasanit ose ne ndonje ambient tjeter te vecante. Sipas ligjit te semuret mendore nuk mund te izolohen se bashku me njerezit normale apo te miturit. Per kete shkak edhe Kita po mbahet i vecuar ne paraburgim dhe ne kushte te larta sigurie. Gjate marrjes ne pyetje ai nuk ka dhene shpjegime per rrethanat dhe motivet, por hetuesit thane se shkak ka qene gjendja e tij e renduar mendore.
Banoret
Banoret e lagjes nr. 10 ne qytetin e Korces jane shprehur dje te tronditur nga ngjarja, ndersa jane perpjekur qe t'u vijne ne ndihme pjesetareve te familjes Kita. Ata thane se bashkeshortet Kita ishin njerez te qete, por fati i keq ka sjelle edhe ngjarjen e rende qe per pak sa nuk perfundoi ne tragjedi. Dhionisi sipas tyre nuk kishte shfaqur kurre me pare probleme te theksuara mendore, porse gjate muajve te fundit ishte bere agresiv.