I dyshuari Shkelzen Halili veproi, pas mosmarreveshjeve
Me 21 shtator te ketij viti, 30 vjecari Shkelzen Halili, nga Fushe-Miloti i Kurbinit, dyshohet se ka masakruar me sepate dy prinderit e tij te moshuar, kufomat e te cileve me pas i ka fshehur ne puseten e ujerave te zeza prane baneses. Krimi mendohet se ka ndodhur ne nje situate te renduar mendore se te riut, i cili ishte kthyer prej tre vitesh nga emigracioni ne Angli, ku kishte bere dhe nje vit burg si klandestin. I dyshuari pranoi gjate mases se sigurise ne gjykate krimin e dyfishte, ndaj Ali dhe Gjyze Halilit, duke thene se ia kishin bere jeten ferr dhe e ofendonin here pas here. Tre dite para ngjarjes kishin debatuar edhe per perplasjen e makines se re te sjelle nga Italia prej te vellait dhe ky mendohet te jete shkaku i tragjedise. Ka qene ora 16:00 e se premtes, kur fillimisht 30 vjecari ka goditur me sepate ne koke te emen. Me pas ka hyre ne shtepi babai dhe ate e ka sulmuar po befasisht. Trupat i ka hedhur ne puseten e ujerave te zeza dhe ka pastruar vendngjarjen, duke fshehur cdo gjurme. Teshat i ka hedhur ne koshin e mbeturinave dhe xhaxhit i ka thene, se prinderit ishin larguar nga shtepia pa i dhene adrese. Por pas tre ditesh kerkime dhe dy shoqerimeve ne komisariatin e Kurbinit, u be zbulimi i kufomave dhe ndalimi i Shkelzen Halilit. Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzen e "vrasjes se dyfishte per cilesi te vecanta". Viktima Ali Halili njihej nga banoret e Kurbinit edhe si nje rapsod dhe kompozitor i suksesshem qe kishte marre pjese ne shume Festivale Folklorike.