E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret, 15 per qind te moshuar ne vitin 2020

Deri ne vitin 2020 parashikohet qe rreth 15 per qind e popullsise te jene ne moshen 60 vjec. Te pakten keto shifra dalin ne baze te llogaritjes se eksperteve, duke pasur parasysh ritmet me te cilat po plaket popullsia shqiptare, e cila deri tani ka mbajtur atributin e te qenit popullsia me e re ne Evrope. Keshtu, gjate takimit te djeshem per prezantimin e Strategjise per te Moshuarit, specialistet kane bere me dije se deri ne vitin 2010, 60-vjecaret do te perbejne rreth 12.2 per qind te popullsise.

Plakja

Megjithese Shqiperia ka popullsine me te re ne Evrope perqindja e popullsise mbi moshen 60 vjec eshte ne rritje graduale. Shkaku qe ka cuar ne nje situate te tille eshte ulja e numrit te lindjeve mesatarisht per cdo familje. Keshtu, sipas eksperteve te fushes, po te kemi parasysh keto ritme, deri ne vitin 2010 pritet qe kjo moshe te zere rreth 12,2 per qind te totalit te popullsise, ndersa deri ne vitin 2020 personat mbi 60 vjec do te zene rreth 15 per qind te totalit ne vendin tone. Nderkaq, specialistet vene ne dukje se ne vitin 2000, kjo mase ishte 9.4 per qind. Pikerisht duke pasur parasysh fakte te tilla, Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta prezantoi dje Strategjine e Moshimit, me rastin e Dites Nderkombetare se te Moshuarve. Ky dokument i rendesishem pritet te perfundoje brenda ketij viti dhe te orientoje zgjidhjen e problemeve me te cilat ndeshet sot mosha e trete. Dokumenti do te percaktoje qarte pergjegjesite e te gjitha institucioneve qendrore, lokale apo vendore si edhe te shoqerise civile. Gjithcka behet ne funksion te permiresimit te statusit te personave te moshuar ne Shqiperi. Per t'i paraprire problemeve qe do te sjelle rritja e numrit te personave te moshuar vitet e ardhshme, statusit aktual te tyre me mungese te ardhurash ekonomike, vjen kjo iniciative e Ministrise se Punes.

Punesimi

Po te analizojme te dhenat e punesimit me kohe te plote dhe te pjesshem per personat te moshes mbi 55 vjec, verehet qe numri i te punesuarve meshkuj eshte me i larte se i femrave. Nga te dhenat, duket qarte se per sa i perket grupmoshes 55-59, 60-64 dhe 65+ vjec jane meshkujt qe kane perqindjen me te larte ne punesimin e pjesshem, dhe te plote. Kjo ndodh per faktin se shume gra te moshes 55 vjec ose me shume, jane me te angazhuara me detyrimet familjare si: punet e shtepise, perkujdesjen per femijet, niperit dhe mbesat ose per persona te tjere te familjes. Sipas specialisteve, grate e kesaj moshe kane shume me pak mundesi gjetjen e nje pune qofte me kohe te plote ose te pjesshme per shkak te moshes, por edhe te gjinise. Per te garantuar nje dokument cilesor dhe koherent, ne analize jane marre te gjitha raportet dhe studimet si kombetare, po ashtu edhe nderkombetare, te pershtatura me studimin e analizes ne terren per kete kategori. Dokumenti do te paraprihet nga marrja e mendimeve se te gjithe grupeve apo perfaqesimeve te interesuara. Aktualisht, mesohet se ka perfunduar faza e pare e nje vezhgimi te ndermarre ne te 12 prefekturat e vendit i cili synon te plotesoje tablon e situates aktuale te personave te moshuar, me me shume te dhena statistikore. Aktualisht jemi ne nxjerrjen e perfundimeve paraprake qe do te reflektohen me pas ne nje raport me te gjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›