Berisha: Kushtetuta ndalon përfitime nga pasuria publike
Mandati i Fidel Yllit - kryeministri komenton në “Facebook”
“Miliardat gabimisht kishin mbuluar dhe bërë të palexueshme për të, nenet e Kushtetutës”
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar në rrjetin social “Facebook” kërkesën, për heqjen e mandatit të deputetit të PS, Fidel Ylli. Por këtë koment ai e bazon në një krahasim me atë çfarë u ndodh miliarderëve që duan të përfitojnë në vazhdimësi nga ana pasuria publike. “Një ambasador qe kishte qene avokat shume i njohur me tha një here se: Kam patur disa klient miliardere qe kishin vjedhur nga një miliardë dollarë por problemi i tyre më i madh ishte se çdonjëri prej tyre donte të vidhte edhe një tjetër miliardë. I tillë është dhe rasti i supermiliarderit të kupolës së PS, Fidel Ylli, për të cilin Parlamenti do të votojë për t’i kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit”, shkruan Berisha në rrjetin social.
Por, ndërkohë që ndalur në rastin konkret, kreu i qeverisë rikujtoi jo vetëm shkeljet e deputetit socialist,por dhe atë çfarë përcakton Kushtetuta në raste të tilla.
“Kushtetuta e vendit i ndalon deputetit te nxjerre përfitime nga pasuria publike. Fidel Ylli shume muaj pasi është bere deputet i ka shitur motrës frekuencën publike te radios qe menaxhonte sikur te ishte prone familjare. Motra që jetonte me një rrogë modeste, një mëngjes të bukur lumturisht dhe papritmas u gdhi miliarderë dhe i pagoi vëllaçkos miliarder qindra milionë leke për frekuencën publike të radios që bleu prej tij. Fideli i Partisë nuk ka faj! Jo fajin e kanë miliardat që gabimisht kishin mbuluar dhe bërë të palexueshëm për të, nenet e Kushtetutës”, shkruan Berisha në profilin e tij në “Facebook”.