Berisha: Kutitë nuk hapen edhe nëse ngrihet Enveri
Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sërish negativisht kërkesës së opozitës për hapjen e kutive, pas zhvillimit të protestës së madhe të së premtes. Kreu i qeverisë shqiptare, i cili është edhe lideri i mazhorancës, ka zgjedhur jo kryeqytetin, por një qytezë të vogël pranë tij, Fushë-Krujën, si vend për të polemizuar me rivalin e tij politik Edi Rama. Kryeministri ka deklaruar se "edhe Enver Hoxhën po ta zgjosh nga varri, harroje se mund të ndryshosh vendimin e gjykatave të këtij vendi të lirë". Berisha i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Socialiste që ta ndalë këtë fushatë të paralajmëruar se do të zgjasë tri ditë dhe të fusë deputetët e tij në Parlament. Berisha lëshoi edhe një herë tjetër një ftesë ndaj kryetarit të PS-së për bashkëpunim. "Nga vendi i Skënderbeut, i them Edi Ramës se jam i hapur për bashkëpunim, por jo me kocka mafioze të tipit ‘Gramoz Ruçi‘. Këto pohime Berisha i bëri dje paradite, ndërsa ishte në Krujë, ku përuroi rrugën e re Krujë-Sarisalltik.
Ai vlerësoi se kjo rrugë do t‘i japë gjallëri kësaj zone si për pelegrinazhin në teqenë e Sarisalltikut, ashtu edhe për mundësitë e zhvillimit të turizmit. Por, megjithatë, mësohet se kreu i qeverisë ka pasur kontakte të rëndësishme me diplomatë perëndimorë, të cilët kanë diskutuar mundësitë e zhbllokimit të krizës politike në vend. Ditën e hënë pritet që kreu i qeverisë shqiptare të zhvillojë një takim me deputetët e PD-së, ku pritet të lëshojë një qëndrim pak më të moderuar, por që nuk do të kenë hapjen e kutive të votimit. Ndërkaq, në magazinën e rezervave të shtetit, ku ndodhen kutitë e votimit të 28 qershorit, janë shtuar masat e sigurisë dhe është bërë një rirenditje e provave që mbajnë vullnetin e shqiptarëve më 28 qershor. Mazhoranca, gjatë ditës së djeshme, nuk ka pasur asnjë deklaratë publike për protestën e opozitës, megjithëse të premten në darkë ka pasur disa qëndrime për të minimizuar pjesëmarrësit në tubim. Vetë ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, theksoi se "zoti Rama nuk kërkon hapjen e kutive. Ai është i bindur se nuk ka asgjë të mirë po të hapen kutitë dhe mund të ketë diçka të mirë për koalicionin e Sali Berishës. Por zoti Rama nuk e di se kutitë nuk hapen dot pa shkelmuar shtetin shqiptar dhe duke e ditur këtë vë një kusht të pamundur, në mënyrë që të justifikojë këtë axhendë radikale që mundohet t‘i imponojë Shqipërisë. Them të pasuksesshme, se të njëjtën gjë u përpoq që ta bënte me MSA-në me bilbila dhe daulle, por nuk ia arriti. Dhe kësaj radhe nuk do të arrijë të pengojë sfidën tonë të radhës, që ne do ta triumfojmë, që është heqja e vizave për qytetarët shqiptarë". Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga qeveria "Berisha" të gjejë një zgjidhje, duke nisur një dialog politik me opozitën. Kryeministri Berisha e përsërit shpesh tezën e tij se është i gatshëm të nisë menjëherë dialogun me socialistët, por me të vetmin kusht, që të mos hapen kutitë. Por në fakt kjo përbën kërkesën kryesore të opozitës.