Nata dhe orët e protestës socialiste para Kryeministrisë
Protesta e 20 nëntorit, tubuesit e mbetur në sheshin kryesor të Tiranës, para godinës së Kryeministrisë, për shumë orë pas mesnate i mbajti në harresë të ftohtësisë që u shtua. Mëngjesi i 21 nëntorit u gdhi i zhurmshëm dhe me interesim të ndërsjellët mes protestuesve që e gdhinë dhe bashkëfamiljarëve të tyre. Protestuesit e vendosur të opozitës e kaluan natën e parë jashtë nën çadra, të ngrohur herë nga bisedat e herë nga çaji dhe kafja që servirej në një cep të sheshit. Në orën 05.00, tingujt e një kënge popullore u dhanë fund përgjumjeve të çastit. Shumë prej tyre kishin përshtatur vendin e fjetjes apo të grumbullimit në grupe për biseda.
Në të njëjtin vend dhe me lëvizje të shumta u përcoll edhe dita e dytë e protestës së opozitarëve të ardhur sipas një organizimi të mirëpërgatitur në bazë bashkish apo komunash sipas rretheve. Organizatorët, të ndarë nga qendra në bazë, kanë planifikuar jo vetëm shkëmbimin sipas turneve, por edhe shkëmbimin e dërgesave të protestuesve nga rrethi në rreth, për natën e fjetjes në shesh. Orët e mëngjesit shërbyen që në bisedat mes protestuesve të natës të bëjnë bilancin e gjithë ç‘kishin kaluar. Ndërsa në orën 10.00, protesta nisi nga fillimi. Ishte radha e deputetëve, që me fjalimet e tyre të mbanin peshë protestuesit, të tërhiqnin sa më shumë në bulevard. Me ndërrimin e oratorit në foltore, ndërroheshin edhe militantët, duke u afruar të ardhurit nga rrethi apo zona e deputetit që fliste.
Qetësia e protestuesve, një pjesë e të cilëve dëgjonin me vëmendje deklaratat e deputetëve dhe një pjesë tjetër qëndronin më të heshtur, u thye nga prania e Kryeministrit Berisha në një prej dritareve gjysmë të hapura të Kryeministrisë. Kryeministri përshëndeti fillimisht me dorë i buzëqeshur dhe u largua e u rikthye sërish duke përshëndetur me dy gishta, simboli i PD-së.
Protestuesit, që ndodheshin para dritares, reaguan me thirrje dhe fishkëllima, madje duke ndërprerë edhe fjalën e deputetit Eduart Shalsi. "O Sali o hajdut, votat tona ku i ke fut", ishte thirrja e gjatë e protestuesve që u ndodhën në atë pjesë të sheshit. Ndanë tyre, ku ishte bërë zhvendosja e çadrave, qëndronin të tjerë protestues, të rrethuar nga kalimtarë të rastit në atë pjesë të rrugës ku lejohen. Bisedat vërtiteshin në tema të ndryshme, por ktheheshin përsëri te protesta, e shoqëruar nga tymi i cigares dhe kafja turke.
Në fund të sheshit, ku edhe ishte fundi i çadrave, qëndronin mbështetësit më të thyer në moshë. Në pamundësi për të qëndruar gjatë gjithë kohës afër skenës ku flisnin deputetët, mbështetësit më të hershëm socialistë pinin cigare dhe tregonin histori për protesta dhe zgjedhjet. Emri i Kryeministrit përmendet së tepërmi për "bëmat e tij kundër socialistëve". Një mbështetës që e viziton çdo ditë selinë rozë e kalon një pjesë të mirë të ditës, duke këmbëngulur se Edi Rama ka vullnet të jashtëzakonshëm që nuk krahasohet me askënd. Edhe Sali Berisha ka vullnet, ia kthente një moshatar i tij, por ja për bëma që na detyrojnë të dalim ne këtu.
- "Ǒbëhet", pyeti një djalosh që sapo mbërriti pranë çadrës së tyre. "Edhe pyet" - ia ktheu një tjetër, - "ja këtu do rrimë deri në fund. "Do rrish edhe sot?" - vijoi djali. "Oj të ndenjur", vazhdoi bashkëbiseduesi. Biseda u ndërpre nga një shitës ambulant, i cili ofroi për protestuesit e asaj çadre cigare, ujë dhe kuleç të vegjël. Një plak, i ardhur nga Shkodra, rrëmbeu disa prej tyre, bleu një pako biskota dhe filloi të përtypë drekën e tij. Ndërsa nga çadra tjetër vinte aroma e picave të ngrohta të sapoardhura. Duke shkuar më tej, në pjesën e majtë të bulevardit nga ana e Piramidës, nën kërcitjen që krijonin mbeturinat nga farat e lulediellit, viheshin re pirgje me shkumë deti, të cilët protestuesit i kishin përdorur gjatë natës për të fjetur pak kohë. Ndërsa duke ecur drejt Kryeministrisë, në po të njëjtin drejtim, forcat e policisë numëroheshin me gishta. Pas mesditës, tingujt e muzikës u forcuan dhe këtë herë u takonte të rinjve socialistë që të mbanin peshë entuziazmin.
Sakaq, deputetët socialistë janë angazhuar me fjalimet e tyre duke hedhur akuza në adresë të qeverisë. Braçe citoi raportin e KLSH-së, sipas të cilit familja kryeministrore ka blerë vila e do grabisë toka dhe i kanë shtetit mbi 5 miliardë lekë detyrime të papaguara, të cilat për shkak të vilave të tyre, qeveria i amniston, i fal më shkoqur me ndihmën e zonjës Jozefinë.
Ndërsa në fjalën e saj, Dade i ka bërë një apel Kryeministrit Berisha, duke e paralajmëruar se kutitë do të hapen me apo pa vullnetin e tij. "Sa më shpejt të hapen kutitë, aq më mirë është edhe për vetë Berishën. Në ato kuti është vullneti i shqiptarëve i shprehur më 28 qershor, për një jetesë më të mirë dhe për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Berishës të mos i shkojë ndër mend se nuk do t‘i hapë kutitë. Kutitë do të hapen", ka deklaruar Dade. Deputeti Namik Dokle, i cili përveç se ka falënderuar pjesëmarrësit në protestë, ka deklaruar se ajo do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat e PS-së. "Falënderoj qytetarët për pjesëmarrjen. Do protestojmë me shpirtin e demokracisë. Për faj të Berishës ka vonesa në liberalizimin e vizave. T‘i heqim vizën kësaj qeverie", ka pohuar Dokle.
Ndërsa deputeti Balla, duke folur për arsyet pse Berisha i mban peng kutitë e votimit, ai tha: "Sepse, në radhë të parë, në ato kuti fshihen Shkëlzeni me Argitën, të cilët kanë vjedhur për katër vite me radhë të gjitha të ardhurat publike të qytetarëve shqiptarë".