Berisha: Kutite nuk hapen, protestat le të vijojnë
Kreu i qeverisë ka premtuar dialog, teksa ka deklaruar se kush nuk i njeh zgjedhjet ka probleme me veten. "Nëse protesta e opozitës vazhdon 3 ditë, 30 ditë, 3 muaj apo në infinit këto nuk janë çështje të miat, por janë çështje të vendimarrjes që dalin tërësisht jashtë kompetencave të mia", tha Kryeministri.
Kreu i Qeverisë theksoi se "ka bërë një ofertë shumë solide dhe serioze, por çdo gjë duhet të bazohet mbi të vërtetën dhe jo mbi mashtrimin". Berisha deklaroi sot se "vendimi i gjykatës për zgjedhjet e 28 qershorit është i formës të prerë dhe askush nuk do të mund të përmbysë këtë vendim". Sipas Kryeministrit "gjykata ka vendosur se nuk mund të ketë rinumërim të pabazuar në kontest".
"Të pretendosh se nuk ka vendosur gjykata, në një kohë kur gjykata ka shqyrtuar në themel Beratin, Fierin do të thotë të ndërtosh strategjinë tënde mbi mashtrimin dhe bllofin", tha Kryeministri. Në këtë drejtim, ai u shpreh se "vendimi është i formës më të prerë dhe zgjedhjet kanë çertifikimin më të plotë në historinë e këtij vendi".
"Ata që nuk duan të pranojnë votën e shqiptarëve kanë probleme me veten e tyre. Shqiptarët kanë votuar dhe zgjedhjet e tyre janë çertifikuar dhe vendimi i gjykatës nuk do të mund të përmbyset", tha Kryeministri.