Berisha: Kuvendi, ndërtesa e parë e kombit. Jo ndikim nga çmimi
TIRANE- “Ndertesen e pare te kombit” e ka quajtur kreu i qeverise, Sali Berisha. I pranishem ne mbledhjen e Komitetit Shtetëror për ndërtimin e kompleksit parlamentar, Berisha vleresoi projektet e paraqitura dhe perzgjedhjen prestigjoze nga ana e jurise, pavaresisht se kostoja e projektit shpallur fitues eshte i larte.
Sipas tij projektet e paraqitura i japin zgjidhje të ndryshme funskionale e mjedisore kompleksit ndërsa ka shtuar se çmimet variojnë nga 49 deri në 100 milionë euro.
” Vështirësia e përzgjedhjes është shumë e madhe por një vlerësues ndërkombëtar nga më prestigjozët bëri një renditje në mënyrë të paanshme, objektive e të pa ndikuar” tha Berisha.
Ai kujtoi se juria përzgjodhi të parë veprën e arkitektit austriak Priks, një studio me ndërtime nga mbreslënëse nga opera e Mynihut tek qendra financiare e Pekinit. Projekti i paraqitur është i shkrirë në harmoni me të sotmen e të ardhmen e Tiranës. E veçanta është udhëtimi drejt të ardhmes, theksoi ai.
Sipas tij, ka disa projekte por këto janë përzgjedhur nga juria ndërkombëtare me personalitete të shquara të fushës.