Berisha: Ky është pushtet mbi vota të vjedhura, nga Rama e bosët e drogës
Tiranë- Ndërsa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve diskutohej për ankimimin e palëve për rezultatin e qarkut të Lezhës, kryeministri ende në detyrë Sali Berisha komentoi në Facebook pas hepjes së 10 kutive të votimit në KQZ.
Ai akuzoi kryeministrin e ardhshëm Edi Rama se ka vjedhur votat në 23 qershor dhe me këtë mënyrë sipas tij ka ardhur në pushtet:
“Ne 10 kuti 706 vota te vjedhura. Ky eshte pushtet mbi vota te vjedhura!!!
Te dashur miq, nga hapja e 10 kutive te votimit dhe nga verifikimi i tabelave te rezultateve te qarkut te Lezhes doli se Edi Rama me boset e droges dhe krimit kishte vjedhur me fallsifikim tabelash dhe mashtrim ne numerim 706 vota. Ky eshte ndryshim! Vjedhje votash me droge dhe trafiqe! sb”,- shkruan ai.