E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Forcim i bashkëpunimit me strukturat E OKB

TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Koordinatoren Rezidente të OKB në Shqipëri znj. Zineb Touimi-Benjelloun. 

Përfaqësuesja e OKB në Shqipëri i shprehu z. Meta urimet më të ngrohta për rezultatin e LSI në zgjedhje dhe ofroi një ekspoze të punës së 20 Agjensive të OKB që punojnë në Shqipëri. Znj. Touimi-Benjelloun theksoi se puna e OKB përqendrohet në adresimin e prioriteteve kombëtare dhe në asistencën që i ofrohet Qeverisë shqiptare përmes bashkëpunimit me aktorë qeveritarë dhe jo-qeveritarë. 

Z. Meta theksoi se LSI ka qenë gjithnjë e hapur të bashkëpunojë ngushtë me strukturat e OKB dhe se Qeveria e re do t’a forcojë edhe më tej bashkëpunimin me të gjitha Agjensitë që asistojnë në Shqipëri. “Ne kemi nevojë të fokusohemi më tepër në gjetjen e zgjidhjeve të problemeve” – tha z. Meta duke nënvizuar se “OKB do të ketë të gjithë mbështetjen e mundshme për zbatimin e Programit të Bashkëpunimit 2012-2016”. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›