Ristani-Burgaj përcjellin grupin e 3-të të policëve në Afganistan
TIRANË- Grupi i tretë me 11 specialistë shqiptarë, për këshillimin e policëve afgan u përcoll pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, nga Drejtori i Përgjithshëm Hysni Burgaj dhe Zëvendës ministri i Brendshëm Arben Ristani.
Në fjalën e nderit Burgaj dhe Ristani u shprehën krenar për grupin e specialistëve teksa i premtuan familjarëve të policisë se do i qëndrojnë pranë.
“Kam nderin e vecantë të përshëndes 11 punonjës të policisë së shteti për realizimin e detyrave dhe misionit të tyre. Ky është grupi i tretë i dërguar me mision trajnimin dhe këshillimin e policisë afgane. Ekipi do shërbeje në Herap me ekipet italiane të këshillimit. Shpreh bindjen se do përballojnë me sukses detyrat e këtij misioni. Jam i bindur se do të dinë të transmetojnë vlerat më të mira”, u shpreh Burgaj.
“Në emër të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë shqiptare shpreh mirënjohjen për kontributin e çmuar dhe të falënderoj komandot në Kabul dhe Herap për bashkëpunimin. Familjarë ju shpreh mirënjohjen e Mistrisë dhe qeverisë për mbështetjen që i jepni fëmijëve për të nderuar Shqipërinë. Ju siguroj e Ministria e Brendshme dhe strukturat e policisë së shteti do jene pranë jush”, u shpreh Ristani.
Burgaj i dorëzoi flamurin e nderit, kryekomsiar Lutfi Minxhozit, i cili në fjalën e tij premtoi se do jenë eksperienca më e mirë shqiptare dhe aletatë të denjë të forcave të ISAF në Afganistan.
(e.m/BalkanWeb)