E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës- Automjeti përplas qëllimisht efektivin e rendit, pasi u gjobit

policia-kontrolle-rrugeDurrës- Një efektiv i Policisë së Rendit është plagosur dhe ka marrë dëmtime në kokë pasditen e sotme në qytetin e Durësit.

Arben Luci, ka qenë në krye të detyrës në momentin që automjeti të cilin patrulla e policisë e kishte gjobitur për shkelje të rrëgullave të qarkullimit rrugor e ka aksidentuar atë.

Mësohet se patrulla e policisë e cila prej disa ditësh është vendosur në Urën e Dajlanit, vendi ku ka ndodhur edhe ngjarja, bën kontrolle të automjeteve që shkelin rendin dhe rregullat e qarkullimit rrugor.

Kështu, automjeti me targa AA 272 CB ishte ndaluar dhe gjobitur nga efektivat e policisë së rendit. Në momentin që drejtuesi i saj është lënë i lirë nga efektivët, qëllimisht është drejtuar nga efektivi Arben Luca dhe e ka përplasur atë.

Efektivi është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit ku mori edhe ndihmën e parë pas dëmtimeve të marra në kokë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›