Gjykatat dhe mjekët, vetëm 2 mjekë të dënuar me 150 mijë lekë gjobë
Do të na duhet të rikthehemi në retospektivë për të parë se si kanë qenë rastet dhe për të ditur se ku jemi aktualisht. Deri tani kemi të regjistruar 60 raste ku mjeket janë akuzuar nga prokuroria dhe nga familjarët se kanë shkaktuar vdekjen e të afërmve të tyre. Por nga të gjitha këto raste aktualisht rezultojnë të jenë dënuar vetëm dy mjek. Besnik Shabanaj u akuzua për mjekim të pakujdesshëm me pasoja për jetën. Pas denoncimit të familjarëve të Kaftanaze Kokës për trajtim mjekësor të gabuar, prokuroria filloi hetimin më 27 shtator të 2006 dhe më pas dërgoi në gjykatë dosjen e mjekut. Organi gjykues e ka dënuar me 150 mijë lekë të rinj gjobë mjekun kirurg në repartin kirurgjik të qendrës spitalore "Xhaferr Kongoli" të Elbasanit. Gjithashtu të njëjtin dënim ka marrë edhe kolegia e tij e Korçës pediatra Zhaneta Babliku, e cila u akuzua nga prindërit e një foshnje për mjekim të pakujdesshëm, ndërsa e ka dënuar atë me 150 mijë lekë të rinj gjobë. Por gjithashtu veç këtyre rasteve janë katër mjekë që kanë përfunduar pas hekurave të qelive me akuzë tjetër, atë të mitëmarrjes. Ndërkohë edhe historia e tyre ka përfunduar me qëndrimin tre ditë në qeli dhe largimin më pas në shtëpi. Por se si do të përfundojë arrestimi i mjekut të Korçës me dy infermierë për mjekim të pa kujdesshëm këtë do e vendos drejtësia e qytetit të Korçës.