Berisha-Lamers Reformat anetaresuan Shqiperine ne NATO se shpejti dhe ne BE

Kryeministri Shqiperia ne NATO momenti i dyte me i madh mbas shpalljes se pavaresise
Anetaresimi ne NATO eshte momenti i dyte me i madh ne historine e Shqiperise mbas marrjes se pavaresise eshte shprehur Kryeministri Sali Berisha gjate punimeve te Asamblese se Atlantikut. Kreu i qeverise gjate takimit qe pati me Presidentin e Shoqates se Traktatit te Atlantikut ATA njekohesisht deputet i Bundestagut gjerman Karl Lamers te cilin e falenderoi per kontributin e rendesishem te Shoqates se Traktatit te Atlantikut ne promovimin e vlerave te paqes lirise e demokracise te bazuara mbi tregun e lire mbi te cilat u ndertua dhe mbron NATO-n. Kryeministri Berisha e vleresoi anetaresimin ne NATO si nje ngjarje te nje rendesie historike per mbare kombin shqiptar e cila shenon fillimin e nje epoke te re per Shqiperine dhe per ndertimin e te ardhmes se saj me te lire e me te sigurt se kurre. Nga ana e tij Lamers shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen qe qeveria shqiptare i ka dhene misionit ATA cka beri te mundur organizimin per here te pare ne Tirane te takimit te 56-te te Asamblese se Pergjithshme te ATA. Presidenti Lamers vleresoi arritjet e jashtezakonshme qe ka shenuar Shqiperia gjate viteve te fundit ne permbushjen e standardeve cka u konfirmua qartesisht me pranimin e saj ne NATO por edhe ne ecurine e shpejte drejt integrimit evropian. Gjithashtu Lamers i shprehu Kryeministrit Berisha mirenjohjen per kontributin e rendesishem qe Shqiperia jep ne sherbim te paqes ne Afganistan por edhe ne vende te tjera te rajonit e me gjere. Ne takim u diskutua mbi reformat e rendesishme te realizuara nga qeveria shqiptare gjate kesaj periudhe ne fushen e ekonomise ndertimit te veprave te medha infrastrukturore arsimit sjelljes se Shqiperise ne moshen dixhitale ne rritjen e paprecedente te interesit dhe te investimeve te huaja direkte ne Shqiperi si dhe ne transformimin e ushtrise shqiptare ne nje ushtri te standardeve te Aleances e cila te jete e denje te jape kontributin ne misionet e Aleances ne sherbim te paqes por edhe ne adresimin e emergjencave civile apo ne perballimin e fatkeqesive natyrore.
Berisha Futja ne NATO momenti i dyte historik mbas pavaresise
Kreu i qeverise theksoi se Shqiperia si vendi me i ri anetar ne NATO po i permbush me se miri te gjitha detyrimet ne kete aleance. Me anetaresimin ne kete aleance nje epoke e re filloi per Shqiperine dhe shqiptaret. Shqiperia eshte anetari me i ri i NATO-s dhe eshte shume e vendosur te realizoje te gjitha detyrimet e saj. Jemi ne Afganistan dhe do te jemi deri sa NATO te qendroje atje - tha Kryeministri Berisha. Ndersa shtoi se forcat shqiptare jane duke u trajnuar nga specialistet te NATO dhe shume shpejt do te kthehen ne forca ushtarake profesionale dhe te modernizuara. Gjithashtu kryeministri Berisha nje pjese te suksesit te clirimit te Kosoves ja atribuoi forcave te NATO pa nderhyrjen e te cilave Kosova mund te ishte ende pjese e Serbise. Fale NATO-s rendi nderkombetar eshte tani pikerisht ne thelbin e tij ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe lirise. E deshmoi kete ne periudhen me decizive ne Kosove. E realizoi kete objektiv ne Libi. NATO qendron e do te qendroje kunder cdo kercenimi ndaj cdo vendi cilido qofte ai - tha me tej kreu i qeverise.
Kryeministri Kontributi i NATO-s gjate permbytjeve shpetoi jete njerezish
Gjithashtu ai ka falenderuar drejtuesit e NATO per mbeshtetjen qe ata i dhane vendit tone edhe ne dy fatkeqesite e medha qe perfshine veriun e vendit gjate permbytjeve te fiteve te fundit. Ai theksoi se pergjigja e NATO ndaj kerkeses sone ishtepothuajse ne kohen reale. Vitin e kaluar nje rajon i tere ne veri te vendit u kthye ne nje det te madh. Lartesia e ujerave shkoi deri ne tete metra. Qyteti me i madh i veriut u permbyt me dy-tre metra uje ne me teper se 40 per qind te territorit tij. Por fale nderhyrjes shume energjike eficente dhe te guximshme te forcave tona ushtarake policise dhe autoriteteve lokale fale ndihmes se shpejte qe ne morem nga vendet tona mike asnje jete nuk humbi. Ne mesnate ne situatat me te veshtire njerezit e semure te porsalindurit u ndihmuan asnje jete nuk u humb. Ne duhet ti kushtojme nje vemendje me te madhe per te pergatitur me mire ushtrine tone ne perballimin e katastrofave civile - vijoi me tej kreu i qeverise. Nder te tjera kreu i qeverise foli dhe per samitin e Lisbones ne te cilin aleanca e atlantikut te Veriut aprovoi nje dokument te ri strategjik i cili e lejon Aleancen te riformoje vetveten te adaptoje vetveten dhe te shohe me nje vizion teper te qarte horizonte te reja. Ne fund te fjales se tij ai falenderoi edhe drejtuesit me te larte te NATO.
Lamers Shqiperia nje faktor stabilitetiPresidenti i Asamblese Parlamentare te NATO-s u takua diten e djeshme me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Lamers e cilesoi kontributin e Shqiperise ne kete Aleance si nje kontribut mjaft te rendesishem. Kontributi i Shqiperise ne NATO eshte shume i vleresuar. Misionet tuaja jane shume te rendesishme dhe vendi juaj eshte nje faktor stabiliteti - tha Lamers.
Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit tha se do ishte nje kenaqesi dhe nder qe edhe Asambleja Parlamentare e NATO-s te mund te mblidhet ne Tirane ne nje kohe te afert. Asamblete parlamentare jane nje mundesi e madhe dhe e jashtezakonshme per te punuar se bashku ne nivel shumepalesh por edhe mes vendeve anetare te Aleances. Anetaresimi i Shqiperise ne NATO ka qene nje ngjarje me shume se historike duke pasur parasysh kalvarin e mundimshem te historise e Shqiperise. Shqiptaret jane nje popull me energji te pashtershme me vokacion perendimor dhe me nje dashuri te madhe per lirine. Shqiperia kontribuon me nje mision modest ne NATO por me nje bindje te thelle ne vlerat e perbashketa qe ndajme me vendet e Aleances se Veriut - tha Topalli.