E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet qe lindin jashte regjistrim ne atdhe

MPJ

Femijet shqiptare qe lindin jashte shtetit do te regjistrohen me procedura me te thjeshta ne gjendjen civile te Shqiperise. Kjo eshte bere e mundur fale nje memorandumi mirekuptimi te nenshkruar dje nga Ministria e Jashtme dhe Qendres Sherbimi Ligjor Falas TLAS perfaqesuar nga zv.ministri i Jashtem Selim Belortaja dhe drejtoresha ekzekutive e TLAS Rajmonda Bozo ne prani te zv.kryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto dhe zv.ministres se Puneve te Brendshme Iva Zajmi. Memorandumi parashikon qe nepermjet konsullatave shqiptare jashte te behet e mundur marrja e dokumentacionit perkates prane institucioneve te huaja dhe ne rast se konstaton se shtetasi nuk ka mundesi praktike te vijoje regjistrimin e femijes se tij TLAS ofron sherbimet e tij per fillimin e procedures se regjistrimit prane zyrave te gjendjes civile ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›