Kardinali Ravasi i premton Kryeministrit Berisha kthimin e Mesharit te Gjon Buzukut
Kryeministri Sali Berisha priti diten e djeshme ne nje takim Presidentin e Keshillit Papnor per Kulturen Hiresine e Tij Kardinalin Zhanfrango Ravasi. Duke falenderuar kardinalin per kontributin qe po jep ne nje ngritje cilesore te dialogut nderfetar dhe intelektual si nje nga menyrat me te mira per promovimin e vlerave te bashkejeteses dhe tolerances fetare ne Shqiperi Kryeministri perforcoi edhe nje here deshiren per te pasur Papa Benediktin XVI si te ftuar nderi gjate vitit jubilar. Ne kuadrin e festimeve te 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise kardinali Ravasi premtoi te mbeshtese sjelljen per tu ekspozuar ne Tirane te librit Meshari te Gjon Buzukut si dhe organizimin e veprimtarive kulturore ne komunitetet arbereshe te Italise.