Berisha Ligji i inspektorateve ne ndihme te biznesit
Qeveria ka miratuar diten e djeshme ligjin per ruajtjen e biznesit nga konkurrenca e pandershme dhe arbitrare. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave se me krijimin e sistemit te ri te inspektorateve do ti jepet fund cdo padrejtesie ndaj biznesit. Ligji i ri parashikon uljen e inspektorateve te cilat nga 36 do te behen 11. Tani ne kemi ceshtje kryesore instalimin e sistemit te ri te inspektorateve dhe kjo eshte ceshtja me kryesore e kesaj qeverie si reforme ne keto dy muaj. Biznesi nuk do arbitraritet. Biznesi do zbatimin me seriozitet e rigorozitet te ligjit nga inspektoret e ekzekutivit dhe ata vete - u shpreh kreu i qeverise. Ai iu ka kerkuar ministrave riorganizimin dhe reformimin e inspektorateve ne varesi. Duke trajtuar reformen e inspektorateve ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave Kryeministri Berisha tha se instalimi i sistemit te ri te inspektorateve te cilat ne baze te ligjit te ri ulen nga 36 ne 11 do te jete reforma kryesore e qeverise ne dy muajt e ardhshem. Per realizimin e saj Kryeministri kerkoi vendosjen e komunikimit te menjehershem mes ministrive dhe Inspektoratit Qendror i angazhuar ne zbatimin e kuadrit ligjor per realizimin e kesaj reforme. Kjo reforme eshte nder me themeloret per tregun. Ndaj ne perputhje me ligjin qe kemi miratuar bashkerisht kerkoj me shpejtesi riorganizimin e te gjitha inspektorateve qe parashikon ligji ngjitur ne liste. Eumlshte jashtezakonisht e rendesishme zoterinj ministra qe ju te merreni me te gjitha inspektoratet qe keni ne varesi e te udhehiqni reformimin e tyre - vijoi me tej kreu i qeverise. Gjithashtu ai theksoi se kjo reforme eshte nder kryesoret per permiresimin e vazhdueshem te klimes se biznesit. Biznesi nuk do xhandare por do inspektore te cilet me veprimtarine e tyre i krijojne shanse te barabarta para ligjit garantojne lirine ekonomike ne fushen ku ai ushtrohet.